E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha me gratë: Luftë dhunës në familje, PS: Takim me detyrim

berisha434343Elbasan- Kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me gratë në Elbasan, ndërsa ka premtuar luftë ndaj dhunës së ushtruar në familje.

Sipas kryeministrit asnjë familjë nuk mund të zhvillohet mbi dhunën, prandaj do të punohet më shumë për uljen e saj.

Asgjë më të papranueshme dhe të pamerituar nuk ka. Janë bërë përpjekje të mëdha për të rritur vetëdijen shoqërore kundër saj. Asnjë familje nuk mund të ndërtohet mbi dhunën. Ndaj dhe ne duhet të bëjmë gjithçka për të qëndruar kundër saj. Një paketë ligjore kemi përgatitur, por ju garantoj se opozita do të jetë nesër pa këtë bllokatorin që sdi të bëjë gjë tjetër veçse të bllokojë. Opozita nesër do të votojë propozimin që ne kemi në parlament- tha Berisha.

Më tej shefi i qeverisë tha se në Kuvend do të çohet një paketë masash, në bazë të së cilave rritet masa ndëshkimore e krimeve në familje.

Së bashku duhet të fitojmë betejën kundër dhunës ndaj jush. Është betejë që do ta fitojmë, Nuk ka më të dënueshme dhe më të papranueshme në këtë shoqëri se sa kjo dhunë. Ne gati për një paketë ligjore, jemi të sigurt që do ta votojë opozita nesër pa këtë bllokatorin që sdo gjë tjetër vecse të bllokojë nga mëngjesi deri në darkë. Kjo paketë është për rreptësimin e qëndrimeve ndaj dhunës së grave. Ai që dhunon duhet ta dijë që ligji do i përgjigjet në mënyrë më të rreptë,- tha Berisha.

Në përfundim ai sulmoi opozitën duke thënë se aleanca tjetër bazohet në pazare të privuara nga cdo vlerë e moral shoqëror, bazohet në lidhje të tmerrshme me botën e krimit, botë që ka dhe do ketë ligjin dhe vetëm ligjin.

Por gjatë kohës që kryeministri po zhvillonte takimi, kandidati i PS-së për deputet në Peqin, Alfred Peza, ka postuar disa foto në Facebook, ku tregohet se mësueset e këtij qyteti dhe të gjithë rrethit të Elbasanit, shprehet ai, janë detyruar të shkojnë në takimin e kryeminitrit.

Mësuesit në takimin e kryeministrit

Mësuesit në takimin e kryeministrit ◄ Back Next ► Picture 1 of 5

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›