Tabaku: Rama ankohet për kopjim programi, por ska ide
Irida Tabaku, nënkryetare e Bashkisë së Tiranës u përgjigjet akuzave të ish kryebashkiakut Edi Rama se pasardhësi i tij Basha po riciklon programet e lënë nga ai. Në intervistën e mbrëmjes në RTV Ora News me drejtorin e Informacionit Patrik Sadikaj, Tabaku tha se këto janë akuza të përsëritura nga ana e liderit të opozitës, në mungesë të ideve të tij.
A ka pasur ndonjë gjë që ne kemi bërë dhe Rama nuk është ankuar se ne se kemi vjedhur. Të gjitha këto që po bëjmë janë prioritete që ne i kemi premtuar gjatë fushatës elektorlae. Duke mbetur tek fondi i garancive, ne si bashki po përpiqemi të luajmë rolin tonë në kushtet e një krize, pra po tentojmë mbështetjen e të rinjve në krijimin e bizneseve të tyre.Bashkia do mbulojë normën e interesit, do mbështetsim ato biznese që kanë prioritet prodhimin, që punësojnë të rinjtë. Kjo është iniciativa më e madhe që ka ndërmarrë ndonjëherë një pushtet lokal në vend, por dhe rajon. Rama ishte 11 vjet në bashki dhe mund të bënte shumë gjëra, qytetarët e gjykojnë vetë tha Tabaku.
Sipas Tabakut bashkia e Tiranës ka një marrëveshje me qytetarin dhe vetëm atij i jep llogari. Në këtë kontekst ajo theksoi se ky institucion dhe kryetari saj janë përpjekur të qëndrojnë jashtë politikës, përkundrejt tentativës për ti përshirë.
Ne e kemi kaluar kohën e bashkisë ku drejtonte zoti. Rama, ska pasur asnjë presion për përshirje të njerëzve me zor në fushatë. Më vjen keq që merren me të tilla akuza dhe aspak me programin. Nëse më përpara bashkia e Tiranës merrej vetëm me luftë politike, sot ne kemi projekte, punë konkrete. Jemi përpjekur të qëndrojmë larg dhe pse duan të na përfshijnë. Ne kemi një marrëveshje me qyetetarin dhe vetëm atij i japim llogari shtoi ajo.
Teksa balancat politikë edhe në nivel lokal ndryshuan frikshëm pas largimit të LSI nga koalicioni me PD, Tabaku shprehet se Bashkia ende nuk është vënë përballë këtij presioni, ndërsa shton se këshilltarët e majtë duhet të tregohen konstruktivë pasi projektet nuk janë të Bashkisë por qytetarëve.
Nuk e dimë akoma, do shohim kur të cojmë projektet për votim. Mbledhja thirret vetëm me kërkesë të kryetarit. E vrovuam dicka të tillë në njësinë 4 për ndihmën sociale dhe e panë reagimin e qytetarëve. Shpresoj që pas kalimit të kësaj situate të acaruar elektorale do tregohen konstruktiv dhe do mbëshetin vendime në shërbim të qyetarëve tha më tej nënkryetarja e Bashkisë.