E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Opozita përdori politikisht përmbytjet

"Është për të ardhur keq që lidershipi i opozitës nuk është i dëshpëruar për përmbytjet, por që nuk ka viktima dhe situata u menaxhua me profesionalizmin më të lartë nga të gjitha strukturat shtetërore dhe faktet janë kokëforte", u shpreh Meta.

Numri dy i qeverisë tha më tej, se ndërhyrja e qeverisë ishte e shpejtë në këto zona, duke mënjanuar humbjet në njerëz, ndryshe nga se ndodhi në vende të tjera. Sipas tij, opozita po mashtron qytetarët se nuk është menaxhuar mirë kaskada e Drinit duke bërë  propagandë për qëllime politike. "Ju nuk e rrëzuat dot qeverinë me kutitë dhe tani kërkoni që ta rrëzoni nga përmbytjet", tha Meta. 

Duke folur për prurjet në Drin, Meta ironizoi opozitën, duke i thënë se ajo mund të ngrejë komision hetimor. “Menaxhimi i kaskadës ishte profesional dhe perfekt, ndërsa KESH ka menaxhuar shkëlqyer kaskadën, duke patur prodhim maksimal, me shkarkime në mënyrë të vazhdueshme për të mos shkuar në kuota kritike të digave dhe eksport të vazhdueshëm", vijoi. /S.Ll/Start/

                                                                                             2010-12-16 13:33
  [ 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›