E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Meta: PL dënon me forcë referendumet e rreme, me rezultate të paracaktuara, të organizuara nga Rusia në Ukrainë

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka dënuar vendimin e Vladimir Putin, për nënshkrimin e marrëveshjes për aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës.

Nëpërmjet një statusi në Tëitter, Meta shkruan se Partia e Lirisë dënon me forcë referendumet e rreme të organizuara nga Rusia, duke shtuar se aneksimi i rajoneve të Donetsk, Luhansk, Kherson, Zaporizhzhia, “është i papranueshëm”.

“Partia e Lirisë dënon me forcë referendumet e rreme, me rezultate të paracaktuara, të organizuara nga Rusia në Ukrainë. Rajonet e Donetsk, Luhansk, Kherson, Zaporizhzhia janë territore të Ukrainës dhe çdo aneksim i tyre nga Rusia, është i papranueshëm, vjen në shkelje të ligjit ndërkombëtar, si dhe çdo parimi të sovranitetit dhe integritetit territorial.”- shkruan Meta.

/rtsh.al/

1a27f032 A6a3 420a 906e 4887216f12a6

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›