Peleshi: Aneksimi i katër rajoneve të Ukrainës nga Rusia është i paligjshëm

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar, lidhur me aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës nga Rusia. Peleshi e cilëson këtë akt si veprim të paligjshëm, duke nënvizuar se “qëndrimi i Shqipërisë është i qartë, krah SHBA-së, BE-së e NATO-s”.
“Aneksimi i katër rajoneve të Ukrainës është i paligjshëm. Qëndrimi i Shqipërisë është i qartë, ashtu si ai i SHBA, Bashkimit Evropian, NATO-s dhe shteteve të tjera demokratike. Kundërshtojmë pa mëdyshje këtë veprim të njëanshëm të Rusisë, që shkel hapur të drejtat themelore të Ukrainës për pavarësi, sovranitet dhe integritet territorial”,-shkruan Peleshi.
/rtsh.al/