E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta PS mos demtoje integrimin per interesat e Rames

Partia Socialiste nuk duhet te demtoje integrimin dhe interesat e vendit per shkak te axhendes personale te kryetarit te saj. Ky eshte mesazhi qe dha dje kryetari i LSI-se Ilir Meta nga qytetit i Elbasanit duke ju drejtuar jo vetem elektoratit te partise se tij por gjithe te majtes. Ne asnjehere nuk mund te ndermarrim veprime apo iniciativa te cilat mund te jene ne demtim te integrimit evropian. Ne i bejme thirrje Partise Socialiste qe per shkak te axhendes se kryetarit te saj te mos shumezoje me zero gjithe kontributin qe PS-ja ka dhene per dy dekada per integrimin e vendit ne NATO dhe ne strukturat evropiane tha Meta dje gjate takimit me strukturat e LSI-se. Ne takimin e zhvilluar ne teatrin Skampa te Elbasanit Meta shoqerohej nga zevendeskryetari Edmond Haxhinasto dhe nga nenkryetari i LSI-se Petrit Vasili. Gjate fjalimit te tij Meta u ndal edhe ne ngercin politik ne vend duke e cilesuar sjelljen e lidershipit te PS-se si te papranueshme. Ai ka theksuar se opozita duhet te drejtoje kerkesen per hapjen e kutive ne Gjykaten Kushtetuese dhe mazhoranca eshte e gatshme te zbatojne cdo vendim qe do te jap ky institucion dhe institucionet nderkombetare. Ne rast se Gjykata Kushtetuese dhe Komisioni i Venecias konfirmon qe hapja e kutive nuk dhunon pavaresine e gjykatave qe kane gjykuar anketat e zgjedhjeve rinumerimi jo vetem do te behet i plote por ne rast se ka ndryshim rezultati jo vetem qe do te kemi nje ndryshim qendrimi moral por Partia Socialiste le te marre qeverisjen pa pasur nevoje per zgjedhje te parakohshme tha Meta. Kreu i LSI-se u shpreh se mazhoranca aktuale do te zbatoje gjithe programin e saj per punesimin dhe do te beje te mundur realizimin e premtimeve me te cilat u paraqiten forcat politike ne 28 qershorin e vitit te kaluar.

Faqe 3

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›