PD apel prokurorise te hetoje opoziten
Rozeta Rapushi
Mazhoranca i kerkon Prokurorise se Pergjithshme qe te hetoje sa me shpejt te gjitha padite penale te bera kunder socialisteve per shkelje dhe konflikt interesi. Deputeti demokrat Gent Strazimiri tha dje ne emer te grupit demokrat se vetem keto dy dite PD ka provuar publikisht se nje nga mbrojtesit me te flakte te Mr. 20 Ilir Beqaj ne konflikt te hapur interesi dhe ne shkelje te Kushtetutes ka perfituar 240 milione leke. Te bera keto nga posti i deputetit. Sipas tij nismen per heqjen e mandatit te tij PD e ka marre ne respekt te Kushtetutes dhe te ligjit por edhe per te treguar papajtueshmeri institucionale e politike me kete model te shemtuar te korrupsionit. Ne e dime se korrupsioni nuk crrenjoset me kaq prandaj edhe une jam ketu per tu bere thirrje te gjitha institucioneve te zbatimit te ligjit qe te mos te dekurajohen por me vendosmeri ti tregojne vendin te keqes. Ne menyre te vecante prokuroria duhet tu tregoje shqiptareve se nuk pajtohet me me krimin se korrupsionin nuk e fal. Mazhoranca ka depozituar ne prokurori kallezimet. Prokurorise i takon ti coje perpara ato pa vonese tha Strazimiri. Po keshtu edhe deputeti Eduard Halimi per te njejten ceshtje akuzoi direkt kreun e opozites Edi Rama se genjeu popullin e Shkodres dhe te gjithe Shqiperise kur tha se modeli i tij dhe bllokmeneve te rinj ishte Ilir Hamit Beqja. Rama nuk mund te fshihet mbas ketij shkelesi te shemtuar te Kushtetutes sepse vete eshte ne themel te ketij sistemi korrupsioni nga i cili ushqehet jo vetem Beqaj i bllokut te tij por te gjithe ndertues-politikanet qe kane kapur PS. Edvin Kristaq Rama genjeu popullin e Shkodres kur pretendoi pafytyresisht se Ilir Hamit Beqaj nuk ka marre para si deputet nga Bashkia e Durresit vijoi akuzat Halimi. Sipas tij nga dokumentet qe disponon maxhoranca tregohet qarte qe Beqaj jo vetem i ka marre 240 milion leke por me sa duket i ka marre si shperblim per veprimin e tij si kamikaz i Rames ne greven e urise. Edvin Kristaq Rama duhet ti kerkoje falje popullit te Shkodres dhe te tregoje pendese madje tu tregoje shqiptareve se edhe sa nga deputetet e tij kane perfituar fonde publike duke shkelur Kushtetuten per inat te Kryetares se Parlamentit. Sigurisht qe ne do ti nxjerrim por me mire eshte qe ju zoti Rama ti tregoni vete beri thirrje Halimi.