Prokuroria nis hetimet per pasurine e Prudentinos

Prokuroria e Pergjithshme tashme e ka fokusuar hetimin e saj per anetarin e Sacra Corona Unitta Albino Prudentino ne pasurine qe ai ka ne Shqiperi.
Ligji Antimafia percakton shprehimisht se prokuroria me te marre nje indicie per aktivitetin e subjektit kryen sekuestrimin e pronave te tij. Per kete gje prokuroria nuk ka nevoje qe te kete nje procedim penal por thjesht ka nevoje qe te marre informacion.
Prokuroria dhe policia gjyqesore marrin dijeni per pasurite qe duhen verifikuar sipas ketij ligji me iniciativen e vet ose me njoftim te bere nga te tretet-thuhet ne nenin tete te ligjit. Ne rastin konkret prokuroria ka marre dijeni permes dosjes se ardhur nga Italia dhe nepermjet te treteve qe jane mediat.
Keshtu qe tashme organi i akuzes ka fokusuar hetimin ne kete drejtim duke verifikuar te gjitha pasurite ne emre te Prudentinos pasi ato dyshohen se jane frut i aktiviteteve kriminale te anetarit te Sacra Corona Unita.
Burime nga Prokuroria e Pergjithshme pohuan se ne dosjen e ardhur nga Italia per Albino Prudentinon ndodhet edhe kerkesa per verifikimin dhe bllokimin e pasurive te tij.
Kete kerkese ne e kemi percjelle ne prokurorine e Vlores pasi ajo ka nisur fillimisht hetimin per te. Duke qene se ai ka jetuar ne Vlore bizneset e tij e kane pikenisjen ne kete qytet dhe arrestimi eshte kryer po aty ceshtja po shqyrtohet nga Vlora- pohojne burimet nga akuza.
Ndersa per pronat kryesore te familjes Prudentino te cilat ndodhen ne kryeqytet ende nuk ka nisur asnje proces verifikimi.