Meta: PS të bashkëpunojë për zbatimin e rezolutës së PE
Gjatë një konference për shtyp, Meta tha se LSI kërkon një axhendë të qartë për zbatimin e rezolutës së PE-së, duke shtuar se "askush nuk duhet të abuzojë me vëmendjen dhe angazhimin e ndërkombëtarëve ndaj Shqipërisë për kapërcimin e problemeve të deritanishme, që janë tërësisht artificiale".
Shefi i diplomacisë shqiptare nënvizoi se "PS duhet të kuptojë se integrimi evropian i vendit nuk është përgjegjësi dhe detyrë vetëm e qeverisë, por përgjegjësi e të gjitha forcave politike, sepse është një aspiratë e cila i bashkon të gjithë qytetarët shqiptarë".
Ndërsa në lidhje me çështjen e fletëve të votimit Meta nënvizoi se "rezoluta është tepër e qartë, ashtu sikurse qëndrimi i deritanishëm i ndërkombëtarëve, por edhe i aktorëve vendorë".
"Deri sa ka mosmarrëveshje, që burojnë nga gjykimi i kundërt që PS e konsideron rinumërimin si një e drejtë Kushtetuese, dhe qëndrimi tjetër, është antikushtetuese, e vetmja rrugë është çuarja e kërkesës nga ana e PS-së në Gjykatën Kushtetuese", theksoi Meta.
Kreu i diplomacisë shqiptare pohoi se "në rast se PS kërkon hapjen e kutive të votimit, nuk duhet të humbasë kohë për t'iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese".
"Në rast të kundërt, çdo përpjekje e saj është një alibi për të zgjatur këtë krizë artificiale, por njëkohësisht është edhe një sfidë që i bëhet vëmendjes dhe përkushtimit të komunitetit ndërkombëtar për të ndihmuar e për të ecur përpara për kapërcimin e këtyre diferencave të deritanishme", përfundoi zv-kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta.