Negociatat për krizën, nesër takimi Patozi-Ruçi

Kryetarët e dy grupeve parlamentare, Astrit Patozi dhe Gramoz Ruçi, do të zhvillojnë takimin e parë të negociatave për zgjidhjen e krizës politike, nesër në orën 11:00 në Kryesinë e Kuvendit.
Astrit Patozi është mandaruar ditën e djeshme nga kryeministri Sali Berisha për të zhvilluar negociatat me opozitën në lidhje me Komisionin Hetimor për zgjedhjet e 28 qershorit dhe objektin e punës së tij në zbatim të rezolutës që Parlamenti Europian miratoi javën e kaluar për Shqipërinë.
Në përgatitje për takimin e parë të negociatave pa ndërmjetësimin e faktorëve ndërkombëtare, Partia Socialiste mandatoi sot kryetarin e Grupit parlamentar të saj, Gramoz Ruçi për të zhvilluar bisedime me kreun e grupit parlamentar Patozi.
Takimi i nesërm mes Ruçit dhe Patozit do të jetë edhe pikënisja e diskutimeve për mënyrën e ngritjes së komisioni hetimor për 28 qershorin, procedurave që do të ndiqen për formimin e tij, përbërjen, objektin e punës dhe një sërë çështjesh të tjera.