E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Meta: Partia e Lirisë do të jetë partia e profesionistëve të rinj

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, deklaron se partia që ai drejton do të jetë partia e profesionistëve të rinj. Sipas tij, të rinjtë do të kenë mundësi të shprehin dhe të vendosin idetë e tyre në veprim.

“Partia e Lirisë do të jetë partia e profesionistëve të rinj, të cilët mund të shprehin dhe të vendosin idetë e tyre në veprim. Kënaqësi që nga radhët e tyre, ekipit të Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë ju bashkua dhe inxhineri Dorian Osmanaj, një i ri profesionist i angazhuar rishtasi në Partinë e Lirisë.”- thkruan Meta.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›