E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Tabaku: Paketa Fiskale 2023 do të thellojë pabarazitë dhe varfërojë më shumë familjet shqiptare

Deputetje e PD-së, Jorida Tabaku, nëpërmjet një postimi në rrjetin e saj social Facebook, ka kritikuar ashpër paketën Fiskale të paraqitur nga qeveria për vitin 2023.

Sipas saj, nga kjo paketë familjeve shqiptare do t’u ngarkohen edhe 130 milion euro, duke i varfëruar më shumë ato.

Tabaku paralajmëron se shqiptarët i pret vitin ardhshëm një vit i vështirë ekonomik, pasi në vend që Paketa Fiskale të ishte një përpjekje për të ulur pabarazitë, efektet e krizës të zbuteshin, ajo do të thellojë më shumë pabarazitë dhe do të ulë të ardhurat që do kenë familjet në fund të muajit.

“Në një vit ku inflacioni dhe çmimet do të rriten me të përpjetë të madhe qeveria do vazhdojë të rrisë taksat për shqiptarët, sidomos shtresën e mesme. E nisën me rritjen 5 fish të çmimit të energjisë për mbi 100 mijë familje shqiptare që do ketë kosto ekstra prej 20 mln euro. Peshqesh në paketën fiskale do të jetë edhe 17 mln euro taksa që qeveria ka vendosur t’ia marrë bizneseve të vogla dhe shtresës së mesme. 70 mln euro të tjera do të vijnë nga energjia ndërkohë që tarifat e larta për bizneset vendosura abuzivisht do të paguajnë këstet e Eurobondit që do të shtrenjtohen në vijim. Dhe të mendosh që 130 mln euro që do të marrë nga taksat e shtresës së mesme apo familjet shqiptare do të shkojnë 90% për të dyshuarit e përhershëm; Klubin e Oligarkëve.”,- shkruan Tabaku.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›