Meta: Pjesemarrja e grave, rrit standardet ne politike
Qamil Xhani
Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, u shpreh dje gjate takimit me strukturat e partise qe drejton ne qytetin e Shkodres, se rritja e pjesemarrjes se grave ne politike, garanton me shume standarde. “Rezultati i zgjedhjeve, eshte vullneti i lire e i drejte i cdo qytetari. Kam parasysh te ardhmen e stabilitetit social e ekonomik, lidhet me mundesite per te permiresuar te gjitha standardet sociale. Angazhimi yne eshte per t’i sherbyer nje procesi sa me transparent. Pjesemarrja e grave ne zgjedhje dhe parlament do hape rrugen per standarde. LSI eshte ne krahun tuaj”, nenvizoi Meta. Ne takimin e zhvilluar ne kuader te festave te 7-8 Marsit, Meta u shpreh se angazhimi i LSI-se eshte per me shume vende pune per grate dhe per me shume kujdes nga ana shtetit per arsimtaret. “Eshte kenaqesi e vecante te jem ketu ne prag te dy festave te rendesishme, qe lidhen me ju, 7-8 Marsi. Nuk eshte vetem dita e mesuesve, por edhe e cdo nene qe edukon dhe rrit femijet me sakrifica, pasi cdo nene eshte mesuese. Kenaqesi qe jam ne Shkodren e traditave dhe zonjave te nderuara qe kane shkelqyer e shkelqejne ne profesionet e tyre”, tha Meta. Kreu i LSI-se u ndal dhe ne programin e kesaj force politike, duke premtuar me shume mbeshtetje per bizneset qe punesojne gra, sic jane ato fasone. “Pata kenaqesine te isha ne disa sipermarrje te suksesshme ku punojne qindra gra e vajza, qe kane nevoje per me shume mbeshtetje e qe mund te kontribuojne per rritjen ekonomike. Ne te LSI, jemi ne krah te tyre, pa fuqizimin ekonomik, pa fuqizimin real te gruas nuk mund te kemi nje shoqeri te drejte, te standardeve evropiane”, tha Meta. Kreu i LSI-se u ndal dhe ne perfaqesimin e grave ne politike ne baze te kuotave te Kodit Zgjedhor. Ai u shpreh se LSI-ja ka shkuar me larg se ketij limiti, duke e cuar kuoten e perfaqesimit nga 30 per qind ne 50 per qind. Meta tha se LSI nenvizoi me tej se, sot kjo force politike ndjehet krenare me shume se kurre per barazine gjinore, per rolin qe i ka dhene gruas ne politike. “Ka rendesi qe grate dhe vajzat te mbeshtesin njera-tjetren, nepermjet ketij solidariteti te fitojne rolin qe ju takon ne familje e shoqeri. Ne jemi krenare si LSI, qe kemi hedhur nje hap revolucionarizues, qe kemi vendosur ne forumet e LSI barazine 50% me 50%. Kete hap duam ta kthejme ne nje realitet per te gjithe shoqerine. LSI eshte bindur se pa kete pjesemarrje te plote te vajzes e te gruas, ne nuk mund te kemi realitetin evropian qe synojme te gjithe”, vijoi Ilir Meta.
Vasili: Konventa, do analizoje situaten per zgjedhjet
Nenkryetari i LSI-se, Petrit Vasili, thote se konventa e muajit prill ku do te vendoset per koalicionet dhe zgjedhjen e 23 qershorit, do te percaktoje dhe qendrimin e ardhshem te LSI-se. Ai shprehet se vendimi do te merret ne baze te analizes dhe nuk do te jete nje vendim i castit. “Ndryshe nga cka bere politika shqiptare, e cila ka bere kompromise te nje ore, te nje nate, gjithcka qe do te prodhoje Konventa, do te jete nje analize logjike, ku qe nga kryetari i LSI, por edhe drejtuesit qendrore dhe lokale, do te sjellin argumentet e tyre perfundimtare ne vleresimin per Qeverisjen, aspekte te cilat kane shkuar mire dhe aspektet ku duhet te ecim me shpejt. Mbi kete logjike, do te prodhohet me se fundi dhe ky do te jete profili i taktikes sone elektorale”, tha dje Vasili.