Meta: Po punojmë që të jemi të kuruar politikisht
Kreu i LSI-së, Ilir Meta, ka qenë i pranishëm në Jalë, ku të rinjtë e LSI-së kanë qendruar për pesë ditë në një kamp rinor.
Gjatë fjalës së tij, Meta ka theksuar se LSI synon që të rritet edhe më shumë si parti dhe të shtojë votat në zgjedhjet e vitit 2013.
Meta ka thënë gjithashtu, se LSI duhet të punojë fort si parti, në mënyrë që të kurohet politikisht.
Me gjithë ato skandale që e kanë përfshirë këtë parti, në fakt kurimi politik do të jetë një process i vështirë, në mos i pamundur!