E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi pret aktoren Klaudia Kardinale

TIRANË- Presidenti Bamir Topi priti sot aktoren italiane, Klaudia Kardinale, e cila ndodhet në vendin tonë, si e Ftuar Nderi në edicionin e katërt të Festivalit Ndërkombëtar Veror të Filmit, që po zhvillohet këto ditë në Durrës.

Gjatë takimit, Topi e uroi për marrjen e çmimit Pjata e Argjendtë me motivacionin si Ikonë e aktrimit italian dhe e cilësi vizitën e saj si një vlerësim jo vetëm për marrëdhëniet mes dy popujve, por edhe për kulturën dhe artin në tërësi.

Interpretimet kinematografike përbëjnë një sferë të rëndësishme të shprehjes dhe të transmetimit të emocioneve e mesazheve edukuese tek njerëzit, prandaj realizimi i suksesshëm i të gjithë kompenentëve të filmit ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë e të qartë në përçimin e këtyre mesazheve- tha Topi.

Ai i dhuroi aktores si kujtim institucional, një figurinë artistike të shenjtores shqiptare me famë ndërkombëtare, Nënë Terezës.

Nga ana e saj, aktorja e shquar italiane me famë botërore, Klaudia Kardinale, pasi falenderoi Presidentin Topi për mikpritjen e ngrohtë, shprehu vlerësimet e saj më të mira për Shqipërinë, artin dhe artistët shqiptarë, duke nënvizuar njëkohësisht rëndësinë e zhvillimit të Festivalit Ndërkombëtar Veror të Filmit në Durrës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›