E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mimoza Hajdarmataj emërohet Kryeinspektore e Inspektoriatit Qendror

31-08-2011 / Gazeta 55

Pas reformës së paralajmëruar nga Kryeministri Sali Berisha për inspektimet


Këshilli i Ministrave vendosi emërimin në krye të Inspektoriatit të Përgjithshëm Qendror të  Mimoza Hajdarmataj. Në një njoftim për shtyp, bëhet e ditur se në mbështetje të pikës 3, të nenit 102, të Kushtetutës, dhe të pikës 1, të  nenit 17, të ligjit nr. 10433, datë 16. 06. 2011, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, Kryeministri Sali Berisha urdhëroi emërimin e zonjës Mimoza Hajdarmataj, në detyrën e Inspektorit të Përgjithshëm të Inspektoratit Qendror. Ngritja e Inspektoratit Qendror, është pjesë e reformës së paralajmëruar më herët nga Kryeministri Sali Berisha, për sa i përket insepktimeve. Në mbledhjen e qeverisë në mesin e muajit shkurt, midis të tjerave Këshilli i Ministrave diskutoi mbi projektligjet për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë dhe për krijimin e Inspektoriatit Qendror Në këtë mbledhje mbledhjen të Këshillit të Ministrave u diskutuan projektligjet për inspektimin në Republikën e Shqipërisë dhe “Për krijimin e Inspektoriatit Qendror”.  Duke u ndalur në këto projektligje, kryeministri Sali Berisha u shpreh se reforma e inspektimeve është një nga reformat më të thella më të rëndësishme për shtetin ligjor dhe ekonominë  e tregut në vend. Kryeministri theksoi se tashmë Shqipëria do të ketë një sistem të ri inspektimesh, i cili mbi bazën  e diskutimeve intensive që janë zhvilluar në task forcën për reformën rregullatore do të thjeshtohet nga 36 në 11 apo në 12 të tilla. Kryeministri tha se përveç këtyre do të ekzistojë një inspektoriat qendror, i cili synon më shumë një udhëheqje teknike të këtyre inspektoriateve dhe një kontroll digjital të tyre, pa marrë kompetencat  e agjencive dhe ministrive që ato ushtrojnë mbi inspektoriate respektive. “I gjithë ky sistem është ngritur me ndihmën e çmuar të Bankës Botërore, ekspertët e saj më të mirë, por dhe eksperiencat më të mira të vendeve të tjera. Inspektoriatet, në sistemin  e tyre aktual përbëjnë realisht një arbitraritet ndaj bizneseve. Mund tu them ju se përveç të tjerash, nuk po gjykoj këtu vendimet  e tyre, të cilat ata duhet ti marrin në përputhje me ligjin dhe ekziston sistemi i ankimimit, po koha që ju marrin bizneseve me kontrollet, dëshmi totale e ineficencës së tyre është e papranueshme dhe kjo do të shkurtohet në mënyrë dramatike. Nuk mundet që ineficenca të kompensohet me kohëzgjatje të inspektimeve, nuk mundet, që inspektimet tu konsumojnë bizneseve dhjetëra e dhjetëra ditë kohë, gjë kjo jashtëzakonisht  e kushtueshme për to,” u shpreh kryeministri.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›