E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Politika te rri larg incidenteve

Ilir Meta, kreu i LSI-së ishte në Kamzës ku deklaroi se politika të rrijë larg politikës. “Është kënaqësi për mua që jam sot këtu në qytetin dhe në bashkinë tuaj dhe me këtë rast dua t’i uroj suksese kandidatit për “Aleancën për Qytetarin” z. Xhelal Mziu për zgjedhjet e 8 Majit dhe për të çuar para shumë projekte të rëndësishme dhe madhore që ka nisur për komunitetin tuaj. Njëkohësisht dua të shpreh kënaqësinë edhe për pjesëmarrjen e Ministrit të Arsimit, Prof. Myqerem Tafaj, dhe me këtë rast theksoj se sa e rëndësishme është që në këto katër vite, shtatë shkolla dhe kopshte të reja u inauguruan në Bashkinë e Kamzës dhe sa e rëndësishme është që edhe ato shkolla dhe kopshte që janë në proces dhe që do të realizohen brenda këtij mandati të ardhshëm që fillon me votën tuaj në 8 maj , do të garantojmë që ndoshta rrallë si ndonjë bashki tjetër të vendit që ka pasur kaq shumë zhvillime demokratike këtu në bashkinë e Kamzës të realizohet standardi evropian të numrit të nxënësve për klasë, kjo do të thotë një proces mësimdhënie dhe formimi për fëmijët tuaj të standardeve evropiane.”, tha Meta.

Ai theksoi “Unë dua të theksoj rëndësinë e madhe që ka arritja e partneritetit shumë të mirë të Bashkisë së Kamzës jo vetëm me qeverinë shqiptare por edhe me donatorët e huaj, me partnerët e huaj dhe falë këtij bashkëpunimi është bërë progres shumë i rëndësishëm jo vetëm për të zgjidhur problemet e energjisë elektrike që ka qenë një dramë e vërtetë për këtë komunitet në të kaluarën por njëkohësisht është bërë progres edhe për sa i takon çështjes së ujit të pijshëm dhe të kanalizimeve dhe falë projektit madhor me qeverinë gjermane dhe KfW, prej gati 50 milionë eurosh kjo çështje do të zgjidhet një herë e mirë në mënyrë afatgjatë dhe kjo është një arritje shumë e madhe për të gjithë komunitetin tuaj.”

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›