E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mirush Kabashi Votoj per Lulzim Bashen

Platforma dhe angazhimi i Lulzim Bashës për Tiranën europiane gëzon mbështetjen e çdo qytetari, pavarësisht profesionit por edhe përkatësisë politike. Artisi i madh, Mirush Kabashi, ka deklaruar sot publikisht në takimin elektoral të legalistëve votën pro programit të Lulzim Bashës.

“Jo vetëm si qytetarë, por edhe si një pasardhësi i një emigranti kosovar, unë dua ti shpreh mirënjohjen time dhe falënderimet më të thella ish-ministrit të Jashtëm të Shqipërisë Lulzim Basha. Për kontributin e tij unik dhe të papërsëritshëm në mbrojte e dinjitetit, në shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe në njohjen e saj nga shtetet më të rëndësishme të botës. Sikur ju të përfaqësonit çdo njërën prej partive politike të spektrit shqiptar, pa diskutim përfshi këtu dhe Partinë Socialiste, unë do të votoja platformën e Lulzim Bashës”, tha Mirush Kabashi.
Kryetari i PLL, Ekrem Spahia u shpreh i bindur se Lulzim Basha do të jetë kryetari i ardhshëm i Bashkisë, pasi qytetarët e Tiranës kanë nevojë për një njeri që të merret me problemet e tyre

“Ka ardhur koha që Bashkia e Tiranës ti rikthehet qytetarëve. Ne jemi të sigurtë se zoti Basha do ta fitojë këtë sfidë e cila është sfida e të gjithëve. Lulzim Basha do të fitojë këtë garë se ka një projekt krejt të ndryshëm dhe vizion të ri për qytetin. Basha ka projektin për t’ia kthyer qytetin, qytetarëve”, tha Ekrem Spahia.

Ndërsa kandidati Lulzim Basha rishprehu angazhimin dhe përkushtimin e tij për tu qëndruar në krye punëve të Tiranës, duke i konsideruar ato betejat e tij te vetme

“Ta konsiderojmë 8 Majin, pikësëpari si rikthim, si triumf të vlerave të qytetarëve, si triumf të vlerave që na bashkojnë, si koha kur ne do të ndalojmë të tregojmë gishtin tek faktorët realë, apo imagjinarë, dhe do të marrim përgjegjësitë që na takojnë. Ju siguroj se unë do ti dal në ballë këtyre punëve, do jem në krye të këtyre punëve dhe betejat e mia të vetme, do të jenë betejat e qytetit dhe qytetarëve të Tiranës”, u shpreh Lulzim Basha.


Më shumë nga Politika

Të gjitha ›