Meta: Politika të tregojë pjekuri, të festojmë të gjithë bashkë 100-vjetorin e Pavarësisë
LSI ka mbledhur ditën e sotme Komitetin Drejtues Kombëtar, i cili pritet të zgjedhë sot me votim elektronik kreun e saj si edhe Kryesinë e LSI. Gjatë fjalës së tij në nisje të kësaj mbledhjeje, kreu i LSI, Ilir Meta, duke iu referuar debateve të intensifikuara ditët e fundit në lidhje me kremtimin e 100 vjetorit të pavarësisë së vendit, e ka quajtur të papranueshme që politika të përçahet në këtë datë të rëndësishme për vendin dhe u ka bërë apel forcave politike që të dëshmojnë pjekurinë që u takon duke u bashkuar në festimin e kësaj dite të shënuar.
Meta theksoi se është e pafalshme që në një ditë bashkimi siç është festa e 100-vjetorit, të kryhen festa paralele nga forcat politike. Ai vuri në duke me këtë rast edhe praninë e delegacioneve të shumta ndërkombëtare që pritet të nderojnë 100 vjetorin e pavarësisë gjatë kësaj dite, dhe përçarja e politikës edhe në këtë moment, sipas Metës, nuk i jep aspak imazhin e duhur vendit.
31 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)
Meta: Politika të tregojë pjekuri, të festojmë të gjithë bashkë 100-vjetorin e Pavarësisë burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip