Meta: Presionet e Edi Ramës, të papërfillshme, mazhoranca e vendosur të çojë përpara reformat që përafrojnë vendin me BE

Zv/kryeministri shprehet se nuk do ketë asnjë tolerim ndaj vulgarizmave dhe presioneve verbale të Edi RamësZv/kryeministri dhe njëherazi ministër i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, konsideron si të papërfillshme presionet vandale të Edvin Ramës, për përshkallëzim të qëndrimit huligan ndaj institucioneve shtetërore. Shefi i diplomacisë shqiptare, u shpreh përmes një konference për shtyp, se Shqipëria nuk do të bëjë kthim pas dhe se shumica parlamentare që po e drejton, është e vendosur për vazhdimin e kursit reformator, të cilat mbeten parakushtet e integrimit në strukturat euro-atlantike. “Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe kushdo ka të drejtë të mendojë të çfarë të dojë dhe të ëndërrojnë me sy hapur. Por, mund të them se presionet verbale nuk janë rrugë për të çuar përpara reformat”, u shpreh Meta. Duke u ndalur te tryeza e dialogut, ministri Meta vuri në dukje se ato duhet të zhvillohen brenda suazës ligjore dhe se do jetë e pafalshme çdo tolerim në aspekt të kundërt. Sipas tij është fatkeqësi kur politikanët bien në këtë nivel duke bërë presione verbale. Ai shtoi gjithashtu se mazhoranca do të respektojë Kushtetuën pikë për pikë duke shtuar se kjo maxhorancë është e qetë për të konkretizuar të gjitha reformat. Gjithashtu Meta theksoi se fatkeqësi për të gjithë ata që vetëpërjashtohen nga ky proçes....