Ministri maqedonas Milloshoski viziton sot Tiranen
TIRANE- Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë Antonio Milloshoski, me ftesë të ministrit te jashtem shqiptar Ilir Meta, do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Tiranë, Shqipëri.Krahas bisedimeve me homologun meta, shefi i diplomacisë maqedonase Milloshoski do të pritet nga presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli dhe nga kryeministri i Sali Berisha.Gjatë takimeve pritet të bisedohet për thellimin e bashkëpunimit dypalësh mes dy vendeve, për proceset në lidhje të realizimit të orientimeve të jashtme-politike identike në pjesën e integrimit euroatlantik dhe bashkëpunimit rajonal. Vëmedje të posaçme do të kushtohet në mundësitë për intesifikimin bashkëpunimit ekonomik dypalësh.Gjatë vizitës ministrat Milloshoski dhe Meta do të nënshkruajnë Protokoll për bashkëpunim mes ministrive të punëve të jashtme të të dy vendeve dhe Protokoll për bashkëpunim mes Drejtoria për edukim diplomatik pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë dhe Akademisë diplomatike pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë.është paraparë qe shefi i diplomacisë së Maqedonisë të mbajë fjalim para pjesëmarrësve të Akademisë diplomatike të Shqipërise.(mia/balkanweb)