E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrësi, kthehet në Mukjen e PS-së, aktivizohet reaksioni i një Fronti kundër pushtetit

"Aleanca karikatureske e filmave vizatimorë, Edi-Taku-Nardi, kërcënimi ndaj rendit demokratik"“Reaksionimi i një Fronti kundër pushtetit”. Ky ka qenë kërcënimi i Kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, dje nga Durrësi, nga ku mbajti një konferencë, larg gazetarëve të mërzitshëm të Tiranës. Në vijim të përpjekjeve për të arsyetuar bojkotin e parlamentit, Edvini, në tentativa justifikimi, njoftoi krijimin e një Fronti, sepse sipas tij, punët në Shqipëri nuk po shkojnë fort mirë dhe se është e nevojshme vënia në jetë e një lëvizjeje reaksionare që do të bëjë të mundur marrjen e pushtetit dhe kthimin e tij në kthetrat e një argaste të vjetër komuniste, të udhëhequr nga një aleancë karikaturesko-komike, të njohur si Edi-Taku-Nardi. Ky paralajmërim i kryesocialistit dhe kryebashkiakut part-time, pavarësisht se ka fituar një status të ri me shumë përpjekje dhe mundim, si kryetar me kohë të plotë i kutive, e kthen atë në një politikan me precendet të rrezikshëm, teksa po mendon të riaktivizojë një luftë shtresore brenda partisë dhe më pas intensifikimin e saj drejt strukturave shtetërore, duke cenuar kështu rendin demokratik dhe kushtetues, mbi të cilat është ndërtuar dhe stabilizuar demokracia funksionale në Shqipëri. Si pa të keq, Edvin Kristaq Rama, ricikloi dje nga Durrësi, gjuhën e etërve të tij shpirtërorë, se do të rrëzojë me çdo çmim dhe pavarësisht qëndrimit të popullit shqiptar, ai është i vendosur t’i shkojë deri në fund skenarit të tij ogurzi, karikaturesko-vizatimor Edi-Taku-Nardi....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›