E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Presionet ndaj institucioneve, te papranueshme

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta ka ftuar dje opoziten qe te pranoje vendimin e Kolegjit Zgjedhor per zgjedhjet ne Tirane, cilido qofte ai. Ne nje deklarate bere dje nga qyteti i Shkodres, gjate takimit me strukturat e LSI-se, Meta ka theksuar se ne momentin qe ceshtja eshte ne gjykate te gjitha palet duhet te tregojne respekt per institucionet. "Per cdo mosmarreveshje fjalen e fundit e ka gjykata dhe vendimit te saj duhet t'i binden te gjithe. Vendimi i Gjykates eshte i detyrueshem per te gjithe, per ata qe mund t'u pelqeje, por edhe per ata qe nuk mund ta pelqejne",-tha dje Meta. Kreu i LSI-se dhe aleati i Partise Demokratike e ka cilesuar si te papranueshem cdo presion apo kercenim qe mund te behet ndaj institucioneve. Ai ka theksuar se eshte nevoja me shume se kurre qe subjektet politike te tregojne pergjegjshmeri. "Cdo presion qe behet ndaj institucioneve eshte i papranueshem", u shpreh ai. Meta ka shtuar se situata e krijuar me presionin ndaj institucioneve tregon dhe sjelljen me dy standardeve te disa politikaneve. "Kjo tregon se ne vendin tone ka politikane qe flasin per integrimin evropian, por kane mentalitete qe i takojne nje kohe qe e kemi lene mbrapa me dekada", shtoi ai. Kreu i LSI-se ka folur edhe per rezultatin e zgjedhjeve dhe per avantazhet e mazhorances aktuale. Meta ka hedhur poshte cdo pretendim se mazhoranca aktuale nuk eshte numerikisht e qendrueshme. Meta ka sjelle ne vemendje te opinionit rezultatin e zgjedhjeve dhe voten politike qe ka marre koalicioni "Aleanca per Qytetarin". Meta u shpreh se votat e marra nga ky koalicion e bejne koalicionin qeverises fitues ne kete gare. Ai ka shtuar se situata politike ne vend eshte normale, ndersa ka shtuar se te vetmet probleme jane tensionet artificiale te cilat vijne nga politika e vjeter. "Situata politike ne vend eshte teresisht normale, demokratike dhe e qendrueshme. Kjo u tregua diten e zgjedhjeve, problemet e vetme jane tensionimet artificiale te cilat vijne nga politika e vjeter e shantazhit mbi voten e lire dhe institucionet", tha dje Meta. Ai u shpreh se duhet te respektohen institucionet dhe ne perfundim jane gjykatat ata qe do saktesojne se cili eshte vendimi i duhur, i cili duhet te respektohet nga te gjithe. Kreu i LSI-se ka shprehur te njejtin qendrim qe kane mbajtur dhe institucionet nderkombetare ne lidhje me procesin paszgjedhor ne vend. Ai ka theksuar se respektimi i verdiktit te institucioneve do te ishte zgjidhja me e mire e forcave politike qe kane rezerva per zhvillimin e zgjedhjeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›