E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ankimimet e partive KQZ cakton sot relatorët

TIRANE-Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve hodhi këtë të premte pasdite shortin për nisjen e shqyrtimeve te ankimimeve te dy partive me te medha politike PS dhe PD per rezultatin e Tiranes. Dy partite kishin ankimuar dy ditë më parë rezultatin përfundimtar vetëm dy orë pas perfundimit te afatit ligjor. PS ankimoi tabelen e rezultatit perfundimtar per Tiranen, por dhe tabelën e rezultatit për KZAZ 49. Ankimim për tabelën e rezultatit për Tiranën paraqiti dhe PD e cila pretendon se në mjaft qendra votimi ka patur shume flete votimi të kontestuara qe duhen marre parasysh.
Percaktimi i relatoreve pritet të bëhet ditën e shtunë kurse shqyrtimi i ankimimeve pritej të niste të dielën por KQZ vendosi sot që kjo të realizohet ditën e hënë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›