Virozat do dite 300 femije drejt Pediatrise

Rikthehen virozat ku ne urgjencen e Pediatrise ne Qendren Spitalore Nene Tereza cdo dite kerkojne ndihme mjekesore mbi 300 femije. Edhe pse numri i femijeve eshte i larte mjeket sqarojne se situata eshte normale per kete periudhe viti kur qarkullojne nje sere virozesh. Kjo situate eshte ndikuar edhe nga luhatja e temperaturave cka ka shtuar komplikacionet shendetesore kryesisht te femijet. Mjeket shprehen se komplikacionet e shfaqura jane ato te bllokimit te rrugeve te frymemarrjes laringjitet anginat crregullimet gastrointenisnale. Shfaqja klinike e ketyre virozave te stines eshte e ndryshme nga njeri femije te tjetri. Por shenjat me te dukshme jane temperatura e larte dhe nuk jane te pakta rastet e pacienteve qe paraqiten me temperature te larte ne ditet e fundit. Gjithashtu te shume femije keto komplikacione shoqerohen edhe me te vjella dhe heqje barku. Simptoma te tjera jane dhimbjet e kyceve dhe dobesia trupore qe shfaqin. Mjeket sqarojne se shfaqja e ketyre simptomave eshte e ndryshme nga nje individ tek tjetri pasi mund te ndodhe qe jo te gjitha te manifestohen tek i njejti pacient. Kategorite me te rriskuara jane femijet e moshave 2 deri 6 vjec. Menjehere sapo te shfaqen simptomat e para te semundjes qofte edhe njera prej tyre eshte e keshillueshme qe prindi ta coje femijen per vizite te mjeku specialist. Eumlshte kategorikisht e ndaluar marrja e ilaceve qetesuese ne barnatore pa u vizituar me pare femija. Kjo per faktin se duke perdorur keto ilace pa rekomandim ka ndodhur qe te shume femije gjendja shendetesore eshte perkeqesuar me tej ne vend qe te permiresohej. Kjo per faktin se efektet e ilaceve te marra kane rene ne kundershtim me reagimin qe ben trupi i femijes. Prandaj eshte shume e nevojshme qe me pare te vizitohet femija te mjeku specialist dhe vetem me pas te perdoren barnat. Megjithate duhet theksuar se trajtimi me barna i pacienteve te semure eshte i ndryshem sipas shkalles se problemeve te shfaqura.