Meta: Prioritet ynë integrimi i vendit. Topi: Politika të japë mbështetjen e saj
26/08/2010 Nis Konferenca dyditore e Ambasadorëve. I pranishëm kryeministri Berisha
Prioritet themelor për politikën shqiptare të jashtme do të vazhdojë të jetë integrimi dhe anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ky prioritet u prezantuan nga ministri i Jashtëm, Ilir Meta, gjatë prezantimit të fjalës së hapjes së konferencës dyditore të ambasadorëve shqiptarë nëpër botë që zhvillohet në Tiranë. Kreu i diplomacisë shqiptare vlerësoi punën e përfaqësuesve shqiptarë diplomatikë nëpër botë si dhe renditi të tjera prioritete. “Ndërkohë që do të vazhdojë puna me intensitet të lartë për të vijuar me të gjitha detyrimet që rrjedhin sepse disa nga çështjet si lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, trafiqeve të paligjshme, etj, do të vazhdojnë përtej liberalizimit të vizave. Përveç reformave të brendshme, jemi të ndërgjegjshëm se shpejtësia e integrimit varet shumë edhe nga përparimi i proceseve të pajtimit dhe integrimit rajonal”, - theksoi Meta. I pranishëm në këtë eveniment ishte edhe Presidenti i Republikës Bamir Topi dhe Kryeministri Sali Berisha. Kreu i shtetit nga njëra anë u kërkoi ambasadorëve të angazhohet maksimalisht kudo që të ndodhen për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, dhe nga ana tjetër i kërkoi qeverisë dhe veçanërisht politikës shqiptarë të mbështesë këta ambasadorë. “Qeveria duhet të bëjë gjithçka të mundur që aty ku ka fluks emigrantësh, aty ku ka nevojë me shumë për shërbime konsullore, aty ku ka nevojë më shumë për mbrojtjen e interesave të tyre, patjetër kërkohet edhe një mbështetje më e fortë financiare në mënyrë që këto që themi, patjetër të gjejnë edhe gjuhën e realizmit në kohën që vjen pas”, - tha Topi. Nevoja për t’u mbështetur nga politika mbyllën edhe fjalën e kreut të shtetit. “E mora fjalën pikërisht për t’ia bërë politikës thirrjen, e cila ka nevojë t’i japë një mbështetje në mënyrë të sinkronizuar shërbimit diplomatik, ta fuqizojë atë, sepse është shërbimi diplomatik i një vendi, sepse demokracitë e kanë në ritualin e tyre edhe rotacionin, pavarësisht rotacioneve që ndodhin në historinë e demokracive pluraliste, shërbimi diplomatik, ambasadorët duhet të mbështeten pa asnjë lloj paragjykimi, pa asnjë lloj kufizimi”, - përfundoi Presidenti. Edhe Kryeministri Berisha e vuri theksin gjatë fjalës së tij tek rëndësia e procesit të integrimit. “Integrimi i vendit në BE është një proces kompleks, por për shqiptarët ky proces duhet të jetë fund e krye i bazuar në meritën. Kjo jo si një gjest krenarie, por si një interes jetik i qytetarëve shqiptarë. I bazuar në meritë do të thotë që ne të zhvillojmë dhe konsolidojmë në këtë vend standardet e Kopenhagenit. Pra, nuk mund të konceptoj ndryshe procesin e integrimit veç se si zhvillim dhe konsolidim i një universi reformash, të cilat synojnë konsolidimin në këtë vend të tërësisë së standardeve të vendeve anëtare të BE-së”, - tha shefi i ekzekutivit.