Helmohen nga ëmbëlsirat 5 persona në plazhin e Darzezës
26/08/2010 Konsuamuan një zup, u bënë për në spital
FIER- Pesë persona janë helmuar ditën e djeshme në orët e para të ditës në plazhin e Darëzesës në rrethin e Fierit. Mësohet se qytetarët të ardhur nga zonat e Mallakastrës kishin disa ditë që frekuentonin plazhin, ndërsa dje kanë pësuar helmim. Sipas pushuesve të tjerë që ndodheshin në atë moment në bregdet, personat e helmuar kishin blerë ëmbëlsira nga shitësit ambulant, të cilët nuk mungojnë në plazh. Menjëherë sapo kishin konsumuar ëmbëlsirat pushuesit janë ndier keq dhe menjëherë kanë kërkuar ndihmën e shërbimit të urgjencës. Të afërm të tyre i kanë shoqëruar për t’u dhënë ndihmën e parë nga bluzat e bardha. “Ishin mirë e bukur. Janë të ardhur nga Mallakastra nga sa morëm vesh. Nuk e dimë se si u helmuan, por në mëngjes ku erdhën ishin mirë dhe u ndjen keq sapo konsuamuan ëmbëlsira që i blenë tek shitësit e plazhit. Në fakt ne e dinim këtë që ata shesin ushqime të mbetura dhe nuk blejmë vetë. Tani janë mirë na thanë mjekët”,- tha Fatmir Lezja një pushues tjetër, i cili i kishte shoqëruar me automjetin e tij për në spital. Pesë personat e helmuar janë Lumturi Brahja,15 vjeçe nga fshati Lapulec i Ballshit, Fadil Lumi 45 vjeç nga fshati Symizë i komunës Fratar në Mallakastër, Ermir Hadaj, 35 vjeç nga Kuta, M.M 6 vjeç dhe L..M, 8 vjeç motër e vëlla nga fshati Bejar i Mallakastrës. Mjekët që i kanë ndjekur rastet veç e veç janë shprehur se ka qenë toksikim për shkak të ushqimit të konsumuar, çka forcon edhe më tepër mundësinë e helmimit nga ëmbëlsirat. Vetë të helmuarit kanë thënë se ditë të tjera nuk kishin blerë dhe se dje e kishin thirrur vetë shitësin ambulant për t’i blerë ato. “Morëm nga një zup dhe asgjë më shumë. Ishim në çadra afër të gjithë dhe po luanim. Kur kaloi ai duke shitur ne e thirrëm dhe ai na i solli. Nuk na ka faj ai po vetë ne. U ndjemë keq”,- tha Lumturi Brahja, njëra prej të helmuarve. Ndërkohë pas marrjes së ndihmës së parë të helmuarit janë larguar nga spitali.