Rrapo i Ministrisë së Jashtme, anëtar i bandës së Krasniqit
26/08/2010 SHBA sjell akuzat në Tiranë: Mori pjesë në vrasjen e rrëmbimin e bosit rival të drogës
TIRANË- Mjaftuan 60 ditët e afatit që gjykata e Tiranës u la autoriteteve amerikane për të përpiluar akuzat ndaj Almir Rrapos, ish-zyrtarit të lartë të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë dhe kërkesën për ekstradim të tij. Kështu, dje agjentët federalë të FBI-së sollën zyrtarisht akt-padinë ndaj Rrapos, teksa hetimet e gjetën të përfshirë në bandën e Krasniqit, ku në total ky grup i organizuar kriminal prej 17 personash akuzohet për vrasje, rrëmbim, trafik të lëndës narkotike, dhe veprimtari të tjera të paligjshme në Shqipëri dhe SHBA. Byroja Federale e Hetimeve në Nju Jork në një deklaratë për shtyp thotë se organizata vepronte në Nju Jork, Konektikat dhe Miçigan. Rrapo u kap para pak javësh brenda në ambasadën amerikane, në Tiranë teksa po aplikonte për vizë. Ish-sekretari administrativ i Ministrisë së Jashtme akuzohet se është anëtar i një organizate ndërkombëtare kriminale që vepronte në Amerikë dhe drejtohej nga vëllezërit Krasniqi. Gati dy muaj pas arrestimit të tij (më 2 korrik 2010) prokurorët e Nju Jorkut kopsitin dosjen e akuzave ndaj Almir Rrapos dhe 16 anëtarëve të tjerë të organizatës ndërkombëtare kriminale, e cila drejtohej nga dy vëllezërit Krasniqi.
Arrestimi, gjykimi dhe akuzat
Almir Rrapo aktualisht ndodhet i paraburgosur në qelitë e burgut 313. Më 22 korrik të këtij viti Gjykata e Apelit Tiranë vendosi masën e sigurisë 60 ditë burg për t’i dhënë kohë autoriteteve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të sjellë dosjen e plotë me akuzat dhe kërkesën për ekstradimin e tij. Me të marrë njoftim për arrestimin e tij (më 2 korrik) nga policia e shtetit Ministria e Jashtme bëri menjëherë lirimin e tij nga detyra. Prokurorët në Nju Jork thonë se në 2005 Rrapo i njohur dhe me emrin “Miri” ka marrë pjesë në vrasjen e Erion Shehut më 17 korrik në Queens të SHBA-së. Ai akuzohet gjithashtu se ka marrë pjesë në rrëmbimin e një bosi rival në trafikun e drogës. Prokuroria thotë se organizata e Krasniqit kërkonte të pasuronte anëtarët e saj nëpërmjet skemave të ndryshme kriminale, duke përfshirë këtu dhe trafikimin e më shumë se 680 kg marihuanë dhe duke përdorur dhunën dhe armët në mbrojtje të territorit ku vepronte. Ndaj Rrapos, Byroja Federale e Hetimeve ka ngritur akuza për vrasje, një rrëmbim, dy akuza për mashtrim dhe krime të tjera. Nëse ndaj 27-vjeçarit vërtetohen akuzat ai mund të përballet me burg të përjetshëm, informojnë mediat. "Ky rast na kujton se, pavarësisht nga natyra gjithnjë e më global të krimit të organizuar, rreziqet e saj janë pikërisht këtu në rrugët e qytetit tonë”, ka thënë prokurori i SHBA-së në Manhatan, Preet Bharara në një deklaratë të djeshme, citojnë mediat amerikane. Më 9 qershor 2010. 13 anëtarë të kësaj bande, përfshi dhe vëllezërit Bruno Krasniqi, 26 vjeç dhe Sajmir Krasniqi, me banim në State Island u prangosën nga agjentët e SHBA-së, ndërsa tre persona u shpallën në kërkim. Sipas policisë, banda kishte nisur aktivitetin e trafikut të marijuanës në vitin 2003 dhe ishin të pamëshirshëm në mbrojtje të territorit ku vepronin.
Anëtarët e organizatës kriminale
Të arrestuarit në qershor 2010 në Nju Jork
1-Bruno Krasniqi, 26 vjeç
2- Sajmir Krasniqi, 29 vjeç
3- Erkiliant Sula 25 vjeç
4- Skënder Cakoni i njohur dhe si “Neri” 44 vjeç
5- Gjovalin Berisha, ose "Cuz," 30 vjeç
6- Nazih Nasser, ose "Naz,
7- Plauret Cela 29 vjeç
8- Gentian Nikolli ose "Genti," 33 vjeç
9- Shkëlzen Balidemaj 39 vjeç
10- Albert Tamali ose Berti 32 vjeç
Të arrestuarit në Kanada
11- Gentian Cara 27 vjeç, u ekstradua në SHBA më 6 gusht
12- Marjan Tamali 35 vjeç në pritje të ekstradimit në SHBA
13- Jonana Pakulsi në pritje të ekstradimit në SHBA
14- Florian Veshi u arrestua të hënën në NJU JORK
15- Almir Rrapo u arrestua në Tiranë
Në kërkim
16- Dukajin Nikollaj ose Duke
17- Visi Lnu