E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Program punësimi për shqiptarët, jo kinezët. Do shpërblejmë votën

meta-diberDibër- Nga një miting elektorale në qarkun e Dibrës ku ka prezantuar kandidatët për deputet, lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta theksoi se ka ardhur momenti që LSI-ja të shpërblejë të gjithë mbështetësit e saj që prej krjimit.

Tani erdhi ora që ajo përkrahje që ju i keni dhënë LSI-së këto 8 vite, ato sakrifica që ju keni bërë për këtë alternativë të shpërblehen si asnjëherë tjetër me fitoren tonë spektakolare në Dibër dhe në të gjithë Shqipërinë më 23 qershor.

Sipas Metës, në 23 qershor do të mbrohet vota e çdo qytetari:

Jo vetëm që do të mbrojë dhe do të garantojë votat për LSI-në por votën që do të hedhë çdo qytetar shqiptar ashtu siç i do zemra e tij, tha ai.

Meta vuri rëndësinë edhe tek programi që ka LSI-ja për qeverisjen e vendit pas zgjedhjeve, për të cilin theksoi se është një mbështetje e madhe për zhvillimin e shpejtë dhe punësimin.

duke investuar për infrastrukturën e vaditjes dhe duke rikonstruktuar këtë infrastrukturë në çdo komunë, në mënyrë të veçantë duke investuar për kanalin e Klosit që ai të vadisë të gjithë luginën e Matit dhe të vihet në kapacitet të plotë; duke stimuluar frutikulturën dhe përpunimin e produkteve të saj; duke realizuar një markë të produkteve si rakia dhe vera e Klosit që kanë qenë të njohura, duke zhvilluar blegtorinë dhe siguruar infrastrukturën për përpunimin e produkteve të saj; duke zhvilluar infrastrukturën përmes ndërtimit dhe rikonstruksionit të rrugëve në shkallë rrethi duke filluar nga aksi Klos-Urakë-Rrëshen si dhe furnizimin me ujë të pijshëm në çdo komunë në mënyrë të veçantë për ujësjellësin e Kurdarisë, të Bazit dhe të Klosit; do të bëhet ekspertim profesional dhe do të vihen përpara përgjegjësisë shpërdoruesit e fondeve publike; do të stimulojmë ndërtimin e HEC-ve të vogla me kredi të buta, si një mundësi e madhe në këtë zonë për të rritur të ardhurat dhe punësimin e matjanëve; do të punojmë për të rritur prodhimin e Kromit, e në mënyrë të veçantë për të vënë në punë metalurgjinë dhe uzinën e ferrokromit dhe për të nxitur fabrikat e pasurimit të kromit në vend në mënyrë që të punësojmë matjanët dhe shqiptarët dhe jo kinezët, vijoi Meta.

Sipas Metës, Të gjithë e dinë se LSI është faktori kryesor që përcakton drejtimin e politikës shqiptare, është faktori kryesor që garanton rrugën e pandalshme të integrimit evropian të Shqipërisë, u shpreh ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›