Skrapar- Dhunohet makina e kandidatit të PR-së: Kërcënohemi shpesh
Skrapar- Duke ngelur vetëm tetë ditë nga mbajtja e zgjedhjeve, fushata elektorale ka shënuar incidentin e rradhës. Automjeti i kandidatit të Partisë Republikane në Skrapar, Ardian Kadiu është dëmtuar nga persona ende të paidentifikuar gjatë ditës së sotme.
Nga burimet e policisë mësohet se makinës i janë hequr gomat dhe i është thyer njëri xham. Ndërsa më pas, autorët i kanë njollosur makinën me bojë dhe janë larguar në drejtim të paditur.
Blutë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Vetë përfaqësuesit e Partisë Republikane e dënojnë aktin dhe shprehen të bindur se ngjarja ka prapavijë politike.
Sipas kandidatit të PR-së në Berat, Lulzim Sollaku mbështetësit dhe anëtarët e PR-së po kërcënohen vazhdimisht. Po na djegin makinat, po na grisin posterat. Anëtarët e PR po kërcënohen.- tha ai.