E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSi konventë në Tiranë, Meta: Berisha po shkatërron ekonominë

Lëvizja Socialiste për Integrim, mes entuziazmit të jashtëzakonshëm, me pjesëmarrje e mijëra qytetarëve, mbajti sot në Pallatin e Sportit Asllan Rusi Konventën e saj për Qarkun e Tiranës. Në këtë takim madhështor është prezantuar i gjithë ekipi i kandidatëve të LSI-së për Tiranën.

Në fjalën e tij Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, shpalosi vizionin e LSI-së që Tirana dhe e gjithë Shqipëria të të ecë më shpejt drejt zhvillimit, të ecë më shpejt drejt Bashkimit Evropian.

Kreu i LSI-së nuk ka lënë pa sulmuar dhe dështimet e qeverisë së kryeministrit Berisha, duke e quajtur atë si një qeveri të papërgjegjëshme. Meta akuzoi kryeministrin Sali Berisha se ka shkatërruar ekonominë e vendit për qëllime afatshkurtra elektorale. Duke u bazuar në raportin më të fundit të BERZH, Meta tha se ekonomia është shumë pranë rënies, duke paralajmëruar një skenar krize që ka prekur vendet e rajonit.

Meta: Vota e shqiptarëve nuk mund të shkojë për një qeveri që e ka marrë të tatëpjetën me kohë dhe kërkon të marrë të gjithë Shqipërinë me vete.

Ne do të fitojmë sepse Tirana duhet të fitojë dhe Shqipëria duhet të fitojë. Sepse ka ardhur koha që politika të ketë të parët qytetarët dhe jo pushtetarët. Ka ardhur koha që ata të jenë të parët në zgjidhjen e problemeve të tyre, e në radhë të parë për zgjidhjen e një problemi të madh të çdo qytetari shqiptar, për të ruajtur vendin e punës dhe për të hapur vende të reja të punës. Të dhënat më të fundit tregojnë papërgjegjshmërinë në rritje të qeverisë në ikje, e cila po shkatërron të gjithë treguesit makroekonomikë dhe financiarë vetëm për qëllime afatshkurtra elektorale për të ngushtuar humbjen e saj të paevitueshme dhe të pashmangshme. Por i ka bërë llogaritë shumë gabim, sepse qytetarët tanë janë shumë të vëmendshëm dhe e kuptojnë se vota e tyre nuk mund të shkojë për një qeveri që e ka marrë të tatëpjetën me kohë dhe kërkon të marrë të gjithë Shqipërinë me vete, u shpreh Meta.

Më tej Meta tha se LSI është e vetmja parti politike me objektiva ekonomike të qarta, teksa theksoi se kryeministri lufton vetëm për një mandat më shumë. Meta sulmoi politikën qeveritare të ndërtimit të infrastrukturës duket theksuar se ajo përdoret për qëllime elektora

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›