E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Programi i LSI synon ristrukturimin e ekonomise dhe punesimin

Levizja Socialiste per Integrim zhvilloi takime elektorale me qytetare ne Durres.Ilir Meta tha se LSI ka programin më të qartë sepse synon ristrukturimin e ekonomisë duke identifikuar qartë burimet e rritjes ekonomike.
“Besoj se programi i LSI është programi më i qartë. Është një program i cili ka kapur thelbin e problemeve që ka vendi dhe thelbi kryesor me të cilin ndeshet shoqëria jonë është ristrukturimi i ekonomisë në mënyrë që të garantojmë një rritje ekonomike të qëndrueshme dhe kjo vjen vetëm duke mbështetur prodhimin, duke ulur importet dhe duke rritur eksportet dhe nga gjithë kjo politikë padyshim do të përfitojë shumë porta kryesore e Shqipërisë në marrëdhënie me Evropën që është qyteti i Durrësit”- u shpreh Meta.
Meta premtoi se ne nje kohe te shkurter , duke zbatuar planin e punes te LSI , do te hapen vende te reja pune.
“LSI ka programin më të qartë sepse programi i saj synon ristrukturimin e ekonomisë që ekonomia të rritet, duke identifikuar qartë burimet e kësaj rritjeje ekonomike, në mënyrë të veçantë rritjen e prodhimit vendas që të ulen importet dhe të rriten eksportet dhe të garantohen vende pune të qëndrueshme dhe afatgjatë. “Programi ynë është një program i qartë i cili do të japë impaktin e tij për punësimin”- theksoi kreu i LSI-së.
Ndërkohë ,kandidati për deputet i LSI-së në Qarkun e Durrësit, Edmond Panariti, u shpreh se LSI më 23 qershor do të korrë një rezultat të jashtëzakonshëm sepse sipas tij ,programi I paraqitur eshte konkret dhe ambicioz.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›