Rama ne Opinion per modelin ekonomik
Kryesocialisti Edi Rama ishte mbrëmjen e të enjten në studion e emisionit Opinion të gazetarit Blendi Fevziu. Lideri socialist prezantoi programin e Partisë Socialiste. Pjesa që krijoi më shumë skepticizëm mes analistëve të ftuar, ishte ajo e taksave dhe modelit ekonomik.
Programin nuk e quajti të majtë, por pragmatik.
Në studion e Opinion, në tv Klan, Edi Rama tha se në hartimin e tij ishte frymëzuar nga laburistët britanikë.
Ashtu si në këndet e fjalës, socialistët prezantuan pjesët më të rëndësishme të programit. Rama premtoi jo vetëm të ulë taksat për 95% të shqiptarëve, por shtoi se asnjë taksë tjetër nuk do të rritet.
Të njëjtën pyetje të drejtuesit të emisionit, liderit socialist ia drejtuan edhe analistët e tjerë të ftuar në studio. Pavarësisht nga insistimi ata nuk morën një përgjigje konkrete mbi shifrat që do të prodhojë modeli ekonomik I propozuar nga socialistët.
Rama tha se llogaritë e tij dalin vetëm nëse ndryshon modeli ekonomik. Por për ta vërtetuar, ai kërkoi 4 vjet kohë.