Berisha ne Rrashbull Brenda vitit tapi toke zyre legalizimesh e hipoteke te komuna
Partia Demokratike ka organizuar ditën e sotme një miting elektoral në Rrashbul të Durrësit, ku u prezantuan kandidatët për deputetë të këtij qarku.
Në fjalën e tij kryeministri Berisha duke këkuar votën e socialistëve premtoi marrjen e tapisë së tokës, të shtëpisë dhe legalizimet.
“Ju garantoj që tek Sali Berisha çdo shqiptar do gjejë modelin e tij. Brenda këtij viti ju garantoj se do merrni tapinë e tokës, tapinë e shtëpisë, do finalizojmë legalizimet, procesi do marrë fund me shpejtësinë më të madhe. Mendoni këto ditë më shumë se kurrë për alternativën për modelet, do ta gjeni veten më afër me ju, se ata janë për integrimin punësimin, mirëqënien, të ardhmen, sepse besojnë në punën, familjen, vendin. Votoni 44, votoni fitoren”- u shpreh Kryeministri.
Më tej shefi i qeverisë ka sulmuar alternativën e socialistëve, e cila sipas tij bazohet në vitin zero, që Edi Rama e shpalli Shqipëri të gënjeshtrës.
“Alternativa tjetër bazohet në vitin zero, bazohet në atë që ai shpall Shqipëri të gënjeshtrës. Sipas të cilës, rrugët që janë shtruar nuk ekzistojnë, ujësjellësat e ndërtuar nuk janë të vërtetë, turizmi nuk është rritur, pensionet nuk janë rritur por janë katandisur keq e me keq, universitetet janë piramida, NATO është nate. Këto nuk i deklaron një njeri në rrugë por kryetari i forcës politike që pretendon të ndërtojë Shqipërinë nga zero, t’i fusë kazmën gjithçkaje kemi bërë në këto vite”- vijoi ai.
Duke folur për kreun e opozitës Edi Rama, kryeministri u shpreh se ai ëhstë një politikan që flet gjithë ditën për shkatërrim, hekura burgjesh dhe arrestime.
një njeri qe ka faktuar se çfarë janë për të vlerat e familjes, i ndërron gratë çdo dy vjet sipas oportuniteteve. Niset me një vile dhe një pallat në shpinë, që nuk tregon se me çfarë i ndërton ato, një njeri që për interes të karriges së tij desh të vinte në pushtet me dhune, që ka grumbulluar rreth vetes një grup miliarderësh për t’i fryrë në kurrizin tuaj, një njeri që parashtron dogmat e regjimit të shkuar, që agreson brutalisht bashkëbiseduesit e tij”-përfundoi kryeminsitri.