E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto, Senatorin Alfredo Mantica

Ditën e sotme, Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, priti në takim Zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Italiane, Senatorin Alfredo Mantica, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Shqipëri.
 

Në fokus të takimit ishin marrëdhëniet e shkëlqyera politike e të gjithanshme me Italinë, çka u konfirmua në vizitën e Ministrit Haxhinasto në Romë, ecuria e nismës Adriatiko-Joniane si dhe zhvillimet në rajon.
Në vijim u diskutua për nismën Adriatiko-Joniane ku dy vendet tona janë anëtare dhe bashkëthemeluese të saj. Në qendër të këtij diskutimi ishte projekti për hartimin e Strategjisë Evropiane të Makro-Rajonit Adriatiko-Jonian. Me këtë rast, Senatori Mantica ftoi palën shqiptare për të marrë pjesë në takimin që do të organizohet në datën 25 janar 2011, në Sarajevë të Bosnjë-Hercegovinës, ku do të diskutohet gjerësisht mbi këtë projekt të rëndësishëm të bashkëpunimit rajonal.
 

Ministri Haxhinasto nga ana e tij shprehu mbështetjen dhe angazhimin e plotë të qeverisë shqiptare për fuqizimin e veprimtarisë së përbashkët në kuadër të nismave rajonale. Në këtë kontekst, ai vlerësoi veçanërisht bashkëpunimin e ngushtë me Italinë, i cili do të ndihmojë në proçesin e përmbushjes së standarteve drejt integrimit evropian të Shqipërisë.
Ministri Haxhinasto theksoi se Kosova duhet të angazhohet në nismat rajonale, pasi kështu rajoni do kualifikohet më shpejt për integrimin e tij evropian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›