E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: 8 maji, fitorja e kësaj maxhorance

8 maji është për kryeministrin Sali Berisha një ditë që do të kurorëzojë fitoren e kësaj maxhorance. Duke shfrytëzuar festimet e 20 vjetorit të PD-së në Korçë, lideri i maxhorancës Berisha ka paralajmeruar se fitorja në zgjedhjet për pushtetin vendor do ti përkasë kësaj maxhorance, pasi ka numëruar jo thjesht arritjet e qeverisë por edhe ka akuzuar opozitën si nje forcë politike që tentoi të bllokonte heqjen e vizave.
 

Sipas kryeministrit, 8 maji do të shenojë një fitore të demokratëve edhe në Korçë, një Bashki e cila sot drejtohet nga Partia Socialiste.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›