E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Projekti im integron dhe Ramen

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, ne nje interviste per "VOA"-n eshte shprehur se LSI do te fitoje zgjedhjet dhe se ka dhe nje projekt integrues per te majten, duke perfshire dhe vete Ramen. Njeheresh ai eshte shprehur se kryeminister i majte duhej te behej ai qe respektonte parlamentarizmin, te pranonte kontroll nga Parlamenti, gje te cilat vete Meta ne interviste, akuzon Ramen se i ka shkelur.

Zoti Meta pak dite na ndajne nga zgjedhjet. Kemi nje fushate ku praktikisht te gjithe forcat politike, sic ndodh rendom bejne shume premtime dhe temat ku jane fokusuar jane gati te njejta. Pse nje votues shqiptar duhet te besonte apo duhet te zgjidhte programin tuaj elektoral dhe jo te dy forcave te medha?

Ka disa arsye. Arsyeja e pare eshte se Levizja Socialiste per Integrim eshte e vetmja force politike, e cila ka nje program te qarte dhe ka nje dokument, sikurse eshte Plani per Veprim, i cili eshte shperndare ne te gjithe Shqiperine. Votuesit shqiptare sot nuk kane mundesi te zgjedhin midis disa programeve, por do te thoni ju, ka premtime. Marrim rastin e punesimit meqe ai eshte dhe prioriteti yne kryesor i shpallur prej disa muajsh, madje duke theksuar punesim, punesim, punesim. Ne kemi nje program shume te qarte dhe te detajuar per punesimin, per te garantuar hapjen e 100 mije vendeve te qendrueshme pune ne kater vitet qe vijne. Ndersa Partia Demokratike premtoi njehere 300 mije vende pune pasi ne e publikuam programin tone per punesimin, pastaj e kuptoi qe ishte nje nonsens dhe u kthye ne 160 mije, qe perseri eshte e paargumentuar, pasi kjo do te thote qe Shqiperia te kete nje rritje ekonomike nga 9 deri ne 11 % ne kater vitet qe vijne. Dhe se dyti, nuk kane pse ta besojne shqiptaret kete, pasi ne dy apo tre muajt e fundit jane mbyllur gati 20 mije vende pune ne Shqiperi, 11 mije vende pune vetem ne biznesin fason. Se treti do te zgjedhin LSI-ne, se kryetari i LSI eshte i vetmi deri tani qe ka kerkuar ballafaqim me te tjeret, duke filluar qe me z.Berisha, per ceshtjen e programit. Nuk eshte pranuar asnje ballafaqim, qe do te thote qarte se nuk mund te marre persiper askush prej te tjereve daljen e vendit nga kriza ekonomike, me nje program te qarte si LSI punesimin dhe se dyti uljen e kostos se jeteses, qe eshte nje problem i madh per shtresat me te ardhurat me te pakta te popullsise.

Ashtu si dhe ne 2005, Levizja Socialiste per Integrim hyn ne nje gare ku marredheniet me PS jane gati armiqesore, ngjan gati si nje "lufte"?

Ne nuk kemi asgje armiqesore, perkundrazi jemi shume miqesor dhe i kemi ftuar per nje takim te gjitha palet, duke filluar qe nga kryetari i Partise Socialiste.

Megjithate kjo ndarje e thelle, pavaresisht se ne ndryshim nga 2005 sistemi eshte tjeter, mendoni se mund te ndikoje ne nje percarje te elektoratit socialist, ose ne rezultatin e se majtes ne keto zgjedhje?

Midis 2005 dhe 2009 jane zgjedhjet vendore te vitit 2007, ku LSI perkrahu pa asnje rezerve zotin Rama, per t'u rizgjedhur kryetari i bashkise per here te trete, perballe nje sulmi te papare te z. Berisha ndaj tij, per te marre dhe bashkine e Tiranes, perkrahu kandidatet e PS, pothuajse ne te gjitha qytetet e vendit dhe kjo u be dhe mbi nje marreveshje, e cila nuk qe vetem per zgjedhjet lokale, por fillonte dhe kishte si shtylle kryesore qendrimin e perbashket per nje Reforme zgjedhore, qe garantonte zgjedhjet te ndershme dhe te lira ne Shqiperi, pasi vete ne dokumentin e marreveshjes, lidershipi i PS ishte distancuar nga Megadushku qe kishte bere vete ne vitin 2005. Ajo qe ndodhi pasi u rizgjodh Rama, kryetari i bashkise nuk e gjeti me te nevojshme te vazhdonte bashkepunimin me LSI, per te realizuar objektivat e tjera, por vajti e zgjodhi koalicionin me Berishen dhe pas tragjedise se Gerdecit, jo vetem nuk u bashkua me thirrjet tona per largimin e Berishes, por bene ndryshime Kushtetuese qe fuqizuan kryeministrin Berisha ne menyre te jashtezakonshme, ne kurriz te parlamentarizmit, bene dhe Kodin Zgjedhor. Ne jemi te shqetesuar realisht per problemet e standardeve te zgjedhjeve ne 28 qershor, jane te shqetesuar edhe vete perfaqesuesit e PS. Duke lexuar kete shqetesim, ne i kemi ftuar te bashkerendojme per te mbrojtur keto standarde dhe per te mbrojtur voten e cdo shqiptari e opozitari ne 28 qershor. Ilir Meta ka nje projekt integrues per gjithe te majten, perfshire ketu edhe z. Rama. Logjika e perjashtimit nuk mund t'i shkoje nje Levizje Socialiste per Integrim.

Pa hyre ne debatin e shifrave dhe sondazheve, ajo qe mendojne shume vezhgues politike eshte se asnje prej dy forcave te medha, mund te mos marre dot e vetme shumicen. Ne nje rast te tille LSI mendohet qe do te faktorizohej dhe mund te jete faktori kyc per shumicen e ardhshme, ne nje situate te tille, cila do te ishte levizja e partise tuaj?

Se pari pa asnje diskutim LSI e ka kaluar shifren e 30 deputeteve, ne shkalle kombetare. Sondazhet qe jane bere sot ne Shqiperi kane qene te porositura nga dy njerez, jo nga dy parti, te cilet vetem nje qellim kane pasur te perbashket, perpjekjen per te demoralizuar qytetaret shqiptare, ne menyre qe te mos votojne per ate alternative qe do te garantoje ekuilibrat e nje qeverisje e cila nuk mund te marre vendime arbitrare ne te ardhmen sikurse ka ndodhur gjate ketyre viteve. Po t'i shikosh te gjithe shifrat e tjera, jane te gjitha kontradiktore dhe absurde. Ne kete drejtim ne kemi sondazhet tona. Ju e dini qe ne bashkepunojme me nje kompani shume te njohur amerikane edhe ne drejtim te sondazheve, jemi shume te qete sepse sondazhi i 28 qershorit po vjen. Te jeni te sigurt se une nuk uroj te ngrije koha, por uroj te pershpejtohet qe 28 qershori te vije, shqiptaret ta hedhin voten te qete dhe te sigurt. Qe me 29 qershor te fillojme punen per te krijuar nje qeveri qe zgjidh problemet e shqiptareve, ne radhe te pare problemet ekonomike te tyre, problemin e punesimit dhe problemin e uljes se kostos se jeteses.

Cilet jane faktoret, arsyet, shkaqet e nje marredhenie kaq te acaruar mes PS dhe LSI?

Nuk ka asnje marredhenie te acaruar. Ne i ftojme. Te jeni te sigurt qe nuk eshte kjo marredhenia e Ilir Metes me Partine Socialiste, kjo eshte me lidershipin aktual. Dhe shpresojme qe edhe ai te reflektoje ne ditet qe kane mbetur. Ne jemi te hapur, s'kemi asnje problem.

Ne situaten aktuale qe jemi, te ketyre marredhenive, ne rast te nje aleance te mundshme per krijimin e nje qeverie te ardhshme me Partine Socialiste, ne cfare pikash do te kushtezohej ky bashkepunim?

Ky eshte nje bashkepunim qe do te ndodhe, ne urojme qe te ndodhe ne permasat e duhura perpara 28 qershorit dhe mbas 29 qershorit projekti i Ilir Metes, eshte integrues per te perfshire dhe Edi Ramen. Nuk ka projekt perjashtues nga ana e LSI dhe Ilir Metes. E majta me logjiken e perjashtimit, me logjiken e basteve qe une o arrij kaq o behet qameti, nuk fiton asgje dhe nuk i sherben as Shqiperise, nuk i sherben as atyre qe kane besuar apo sakrifikuar, nuk tregon ate pergjegjesi dhe moral qe duhet te kete cdo politikan qe eshte sot ne opozite, perballe problemit me te madh qe ka vendi, i cili eshte ky kryeminister, i vetmi ne bote qe nuk e njeh krizen ekonomike, nderkohe qe shqiptaret varferohen. Njekohesisht dhe per realizimin e atyre standardeve qe na anetaresojne ne Bashkimin Evropian, pasi ne NATO hyme se ne nje fare menyre na futen te tjeret, por ne ne Bashkimin Evropian nuk mund te hyjme me me mik.

Ky eshte nje bashkepunim qe varet dhe nga numrat, por do te jete i kushtezuar ne planin programor?

Absolutisht ne kemi nje fat te madh qe jemi e vetmja parti, qe kemi nje program. Me gjeni tani te nje force tjeter, qe ka nje program qe ka disa koncepte te qarta, qe ka disa formula te qarta, qe ka disa shifra te sakta. Ne kemi vetem nje program dhe Shqiperia praktikisht ka vetem nje program dhe ky program do te zbatohet, se te tjeret s'kane program.

Duket se ju po flisni ne poziten, sikur do te vije Partia Socialiste qe do te kerkoje bashkepunimin dhe do te jeni ju, qe do te vendosni ta jepni ose jo?

Ne rast se ka nje program nga pala tjeter, do te ulemi dhe do te shikojme te gjithe elementet e perbashket te ketij programi. Por programi yne, te jeni te sigurt qe eshte programi i vetem qe ekziston sot dhe i vetmi qe mund te argumentohet, sepse me 197 mije vende pune qe jane permendur ne programin qe thuhet se ekziston i Partise Socialiste, Shqiperia duhet ta kete rritjen ekonomike gati 16 apo 18 % ne vit, gje qe nuk mund te ndodhe. Ne rast se ka ide me te mira, ne jemi te gatshem qe te bashkepunojme dhe ta integrojme.

Po me variantin e zotit Rama si kryeminister?

Shqiptaret do te thone fjalen e tyre ne 28 qershor. Problemi i tyre kryesor nuk do te jete se kush do te jete kryeminister. Absolutisht te jeni te sigurt. Problemi i tyre eshte te ike kryeministri qe eshte, e te vije nje qeveri dhe nje kryeminister me koncepte integruese qe respekton Parlamentin, qe pranon kontrolle nga Parlamenti, sepse kjo do te thote te pranosh t'i japesh ato hapesira qe mungojne sot demokracise ne Shqiperi, dhe ne fund te fundit, shqiptaret duan nje qeverisje te ekuilibruar, te balancuar, sepse nuk mund t'i besojne fatet, tekave te cilitdo, qofte Berisha, qofte Rama apo Meta.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›