Ndahen cmimet "AITTC 2008" per librin, pikturen dhe krijimtarine
Libri me i mire i vitit ne fushen e shkences dhe kultures islame u vleresua "Perkthimet e letersise arabe ne gjuhen shqipe", i Feti Mediut; cmimi per pikturen me te mire shkoi per Idlir Kolen, ndersa titullin per krijimtarine e moshave te reja e fitoi Aseda Behari
Studiues, artiste dhe personalitete te fushave te ndryshme konkurruan deri dje, ne diten e ndarjes se "Cmimit AIITC 2008" ne tre kategori, pikerisht per librin me te mire ne fushen e shkences dhe te kultures islame, per pikturen me te mire dhe per krijimtarine me te mire per moshat e reja. Libri me i mire i vitit ne fushen e shkences dhe kultures islame u vleresua libri studimor me titull "Perkthimet e letersise arabe ne gjuhen shqipe", i cili sjell per lexuesin shqiptar ajken e krijimtarise letrare arabe. Ky liber i hartuar me mjeshteri nga profesori i orientalistikes ne Universitetin e Prishtines, Dr. Feti Mediu, sjell nje kendveshtrim shume origjinal dhe fakte shkencore te panjohura me pare. Vleresime ne kete kategori moren edhe librat "Vexhi Buharaja - pa mite e mjegull", i autorit Yzedin Hima, libri publicistiko-letrar "Myftinia e Dibres dhe Ruzhdi Lata" i autorit Mevlud Buci, libri "Hafiz Ibrahim Dalliu (Jeta dhe Vepra)" i autorit Xhemal Balla, si dhe libri "Xhamite e Tiranes" i autorit Roald Hysa.
Per here te pare ne historine e kultures shqiptare, u akordua nje cmim i posacem per pikturat me tematike "Peizazhi ne penelat e piktoreve shqiptare", ku kete vit me cmimin e pare u vleresua piktori Idlir Koka. Cmimi iu dorezua nga kryetari i jurise se zhanrit te piktures, Z. Ylli Drishti, i cili vleresoi me nota pozitive te gjithe konkurrentet per krijimtarine e tyre artistike ne detajet e gjetura per paraqitjen e peizazhit. Ne kategorine e trete te cmimit, pikerisht te krijimeve nga moshat e reja, pjese e konkurrimit ishin te rinj mjaft te talentuar, te cilet krijimet e tyre i kane afirmuar me pare edhe ne botime te vecanta. Ne keto krijime spikaste thellesia e mendimit, shprehja e rafinuar poetike, figuracioni i gjere dhe filozofia e habitshme per moshat e tyre si individualitete krijuese. Larmia e formave poetike vervitej rreth nje boshti te vetem, pikerisht rreth te bukures ne shpirt dhe ne jete, qe ishte edhe tema kryesore e ketij konkurrimi. Jo vetem krijimtaria e botuar, por edhe doreshkrimet e te rinjve te talentuar ishin epiqendra e AIITC, me qellim te evidentimit te vlerave dhe mbeshtetjes se vazhdueshme per afirmimin e tyre.
Kryetari i jurise per krijimin me te mire nga moshat e reja ne proze dhe ne poezi, me teme "E bukura ne shpirt dhe ne jete" ishte prof. dr. Arian Kadiu, i cili beri te ditur edhe fituesit e kesaj kategorie. Keshtu, me cmimin e pare u vleresua studentja e Fakultetit Histori- Filologji, Aseda Behari, per romanin e saj " Nje jete tjeter", ndersa me cmimin e dyte per levrimin e poezise me thellesi filozofike u vleresua Oltion Lila, student i Akademise se Arteve te Bukura ne Tirane. Cmime inkurajuese u dhane edhe per te rinj te tjere te talentuar si: Sytrim Halitaj nga Kosova per vellimin e tij poetik "Vesa e perditshmerise", per poezite e studenteve te Fakultetit te Historise dhe te Filologjise, Lindita Pima dhe Gentiana Zmalaj, si dhe per nxenesen e shkolles se mesme "Qemal Stafa" , Ejona Qesari. Per fituesin e vendit te pare ne kategorine "Libri me i mire i vitit ne gjuhen shqipe, qe trajton tema ne fushen e shkences, artit dhe kultures islame" u akorduan 3000 dollare, per kategorine e piktures u dha shperblimi prej 1500 dollaresh dhe per krijimtarine e moshave te reja ne proze dhe poezi u akorduan 500 dollare. Organizatori dhe drejtori i Institutit Shqiptar te Mendimit dhe te Qyteterimit Islam, Dr. Ramiz Zekaj, ne fjalen e tij pershendetese theksoi se qellimi kryesor i ketij evenimenti eshte stimulimi i krijuesve te talentuar per te qene me shume te motivuar ne punen e tyre dhe qe shkenca e arti shqiptare te preke majat me te larta te suksesit, e te renditet perkrah vendeve te tjera evropiane. Gjithashtu, ai shtoi se mungesa e nje kritike aktive dhe te konsoliduar ne trojet shqiptare, e ben shume te nevojshem mbajtjen e ketij evenimenti, ne te cilin testohen prurjet artistiko-shkencore te vitit dhe krijohet nje orientim i qarte drejt vlerave te mirefillta dhe mesazheve te dobishme per shoqerine shqiptare, qe ka kaluar shume peripeci e sfida. Tashme, "Cmimi AIITC" eshte kthyer ne tradite te konsoliduar, i organizuar cdo vit nga Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qyteterimit Islam, i cili ka ne fokus krijimtarine e vitit qe leme pas. Elementi kronologjik sipas viteve, ben edhe ndarjen midis krijimtarise qe merret ne gjykim, ndersa distanca kohore e ceremonise behet me qellim te shkeputjes emocionale dhe gjykimit objektiv nga ana e jurise perzgjedhese.