Meta: Prokuroria jo serioze në hetim, nuk hetoi videon e transmetuar
Ish-zëvendëskryeministri dhe ish-ministri i Ekonomisë Ilir Meta është paraqitur sot në mbledhjen e Këshillit të Rregullores dhe Mandateve i mbledhur për të diskutuar kërkesën e prokurorisë për heqjen e imunitetit të Ilir Metës, pas publikimit të video-përgjimit Meta-Prifti, ku Meta denoncohet për afera korruptive me përfitim prej 700 mijë eurosh. Përballë këshillit kreu i LSI-së deklaroi se ai ka qenë i gatshëm për të lënë imunitetin në shërbim të zbardhjes sa më parë të skandalit, porse akuzoi rishtas prokurorinë se nuk po tregon seriozitet në hetimin e çështjes.
Meta deklaroi rishtas se videoja Meta-Prifti është një montazh i shëmtuar, i bërë me qëllim të caktuar, dhe që solli pikërisht sikundër tha Meta vrasjen e katër njerëzve në 21 janar.
“Kam theksuar se jam i gatshëm për zbardhjen e kësaj videoje dhe hetimit të çështjes, pasi ishte kjo video, mbi bazën e sa u vranë katër njerëz në 21 janar”, tha Meta.
14 Shkurt 2011