Berisha: Datën e zgjedhjeve nuk ndryshon
Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar se zgjedhjet e datës 8 maj nuk do të ndryshojnë pavarësisht qëndrimeve të kreut të opozitës.
Ai theksoi se opozitës do t’i jepen të gjitha garancitë për zhvillimin normal të zgjedhjeve.
“Çdo ditë zoti Rama kupolës së tij i thotë se në nuk do të marrim pjesë në zgjedhje dhe ne do zvarrisim vendin si në 1997-n. Zgjedhjet do të bëhen në 8 maj dhe nuk do ketë forcë që do i zhvendosë ato. Opozita do ketë të gjitha hapësirat që duhet të ketë në një garë elektorale të një vendi të lirë”, tha kreu i qeverisë.
Ai ka theksuar se i ka dhënë garanci dhe zëvendësndihmës sekretarit Tom Kantryman.
14 Shkurt 2011