E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: “Prokuroria të mos marrë lidershipin e korrupsionit”

08-01-2012 / Gazeta 55

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, akuzoi dje nga Shkodra Prokurorinë për qëndrime politike lidhur me pretencën e para dy ditëve në Gjykatën e Lartë dhe shprehu besimin se ai do ta fitojë çështjen, brenda institucioneve shqiptare dhe evropiane
 
“Për mua mbetet e rëndësishme si qytetar por njëkohësisht si politikan forcimi i shtetit, i ligjit, i institucioneve dhe lufta pa kompromis kundër korrupsionit. Prokuroria të mos marrë lidershipin e korrupsionit në Shqipëri”.
Kështu ju përgjigj dje, midis të tjerave kreu i LSI-së, nga Shkodra deklaratave të Dritan Priftit.
Nuk mund te merret një luan me një mi moçalishtesh, shprehet kështu kryetari i LSI-së Ilir Meta në lidhje me deklaratën e Dritan Priftit për publikimin e tjera videove komprometuese
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta gjatë një Konference për shtyp të mbajtur Shkodër u shpreh se pretenca e prokurorisë një ditë më parë në lidhje video-përgjimin Meta- Prifti u shpreh se është thjesht politike. Unë do e fitoj këtë betejë në institucionet Shqiptare dhe Evropiane, pasi Shqipëria është shtet demokratik
Politika nuk mund të mbajë peng dhe t’i bëjë shantazh shtetit ligjor ne jetojmë në një shtet ligjor ku funksionon demokracia dhe unë kam besim te funksionimi i shtetit. Kam dhënë dorëheqjen nga të gjitha funksionet qeveritare dhe e ndjej veten pa imunitet, avokatet e mi kanë kërkuar që të çështja të shkoj deri në fund
Kryetari i LSI-së Meta u shpreh se me rëndësi është që të funksionojë shteti dhe prokuroria të bëjë luftën pa kompromis kundër korrupsionit. Ai ftoi gjithë politikanët e tjerë që të ndjekin shembullin e tij duke u dorëzuar plotësisht tek institucionet shqiptare.
Gjatë këtyre javëve Ilir Meta ka udhëtuar në zona të ndryshme të Shqipërisë, ku ka bërë takime me mbështetësit dhe strukturat e partisë së tij. Ai në Shkodër nuk mohoi mundësinë e marrjes së ndonjë posti qeveritar, kjo pasi gjykata të marrë vendimin ndaj tij, ndërsa ju përgjigj edhe interesimit të gazetarëve.

A keni një koment ju për pretencën e bërë nga Prokuroria në Gjykatën e Lartë?
Jam i zhgënjyer, në kuptimin pozitivë, pasi pretenca kur nisi kjo çështje nga bosët e vërtetë të prokurorisë ishte dënim me vdekje për Ilir Metën dhe për Lëvizjen Socialiste për Integrim. Ju e mbani mend refrenin “ndjesë pastë” nga janari deri në 8 maj. Ndërsa dje u dha një “dënim” modest në raport me të parën, prej dy vitesh dhe një gjobë prej disa milion lekë, meqenëse ata nuk rinë dot pa vënë gjoba. Natyrisht kjo është një e drejtë e Prokurorisë por për mua mbetet e rëndësishme si qytetar por njëkohësisht si politikan forcimi i shtetit, i ligjit, i institucioneve dhe lufta pa kompromis kundër korrupsionit. Kjo është arsyeja që unë jam akuzuar pas një komploti dhe një montazhi të qartë televiziv për qëllime krejtësisht politike, në emër të këtyre qëllimeve kamë dhënë dorëheqjen nga postet qeveritare që mbaja, e kam konsideruar veten pa imunitet, kam kërkuar të hetohet dhe të zbardhet çështja nga prokuroria, kam shkuar vetë i pari në prokurori për të bashkëpunuar më të në respekt të ligjit dhe zbardhjes të së vërtetës dhe unë do të vazhdoj të mbetem një qytetar i përgjegjshëm dhe një njeri i ligjit, i institucioneve dhe i shtetit. Sot pas 20 e ca vitesh, atëherë kur unë dhe shumë student të tjerë u ngritëm për të sjellë atë ndryshim që e ndahu Shqipërinë me epokën komuniste dhe të gjyqeve politike ka ndodhur një ndryshim i madh. Natyrisht jo çdo gjë është perfekt  por megjithatë Shqipëria është një vend demokratik, është një vend europian dhe unë kam premtuar që në fillim që unë do ta fitoj këtë betejë se edhe nëse politika apo edhe për fat të keq dhe krimi i organizuar mund të kap përkohësisht titullarët e institucioneve, madje shumë të rëndësishme dhe t’i shantazhojë për qëllime politike nuk mund të kap dot të gjithë shtetin. Sepse e thashë dhe më lartë se tashmë Shqipëria është pjesë e Europës dhe Ilir Meta këtë betejë do ta fitojë në institucionet shqiptare apo europiane. Sepse dhe ju e keni ndjekur dje, ka qenë një pretencë e mbështetur në asnjë fakt, në asnjë provë, në asnjë dëshmitar. Një pretencë vetëm politike. Shqetësimi im është ky; Ligji të respektohet për të gjithë, në rastin konkretë duke filluar nga unë dhe për çdo politikan në këtë vend.  Ju e dini shumë mirë që Gjykata e Lartë i shpalli të pa ligjshme veprimet e Prokurorisë por avokatët e mi nuk kërkuan që të mbyllet kjo çështje për shkelje të procedurave por përkundrazi kërkuan që çështja të shkoi deri në fund që prokuroria të konsumonte çdo lloj prove dhe pseudoprovë, dëshmitari dhe pseudodëshmitari në mënyrë që të shkohet sa më afër të vërtetës. Në këtë drejtim nuk dua të flas me ngarkesa ndaj prokurorisë, pavarësisht se rezervat e mia për atë kanë qenë më kohë dhe nuk lidhen thjesht me këtë çështje. Kjo çështje është një shembull i qartë ashtu siç do ketë dhe çështje të tjera i standardeve të dyfishta për qëllime politike të prokurorisë . si qytetar i këtij vendi për mua është e rëndësishme , si taksapagues, si të gjithë juve, që Prokuroria, ky institucion kaq kyç për luftën kundër korrupsionit dhe zbatimin e ligjit të jetë i tillë dhe  të mos marr lidershipin e korrupsionit në këtë vend. Sepse kjo do të ishte katastrofike për të gjithë sistemin dhe kjo gjë nuk mund të ndodh. Unë kam besim se gjithnjë mes betejës së krimit të organizuar dhe shtetit, shteti gjithmonë do të fitoj pavarësisht se hallkat e tij mund të jenë të korruptuara, mund të jenë të shantazhuara, mund të jenë të inkriminuara. Unë i ftoj të gjithë politikanët që akuzohen të ndjekin shembullin tim dhe unë jam gati që në emër të transparencës dhe luftës kundër korrupsionit të paguaj çdo çmim. Unë jam i bindur se do e fitoj këtë betejë sepse Shqipëria është një vend europian dhe qytetarët shqiptar kur nuk e gjejnë këtë të drejtë në sistemin tonë për arsye politike, për arsye korrupsioni apo për arsye të tjera dhe këto arsye ekzistojnë dhe janë shqetësime për partnerët tanë ndërkombëtar, këtë të drejtë  mund ta gjejnë në institucione europiane në gjykatën europiane sikurse ka ndodhur dhe raste të tjera.

Do t’u riktheheni posteve ekzekutive në Qeveri pasi të merret një vendim nga Gjykata e Lartë?
Kjo nuk është aspak çështje e rëndësishme as për mua, as për LSI-në, as për qytetarët shqiptarë. Për mua është e rëndësishme që LSI-ja të rris akoma dhe më teje performancë e saj si forcë qeverisëse. Potencialet dhe mundësitë janë akoma dhe më të mëdha ndaj unë jam i sigurt që këtë vit LSI-ja do të ketë një rritje të jashtëzakonshme për arsye se vijmë pas një suksese të fuqishëm elektoral jo vetëm në Tiranë por dhe dyfishimin e saj në Shkodër dhe anembanë vendit. Në këtë vit që përkon dhe me 100 vjetorin e Pavarësisë së vendit do të ketë shumë zhvillime pozitive ashtu sikundër jam i bindur që dhe reformimi i institucioneve të drejtësisë do ti shërbej çlirimi i tyre nga ndikimi i politikës dhe nga infektimi prej korrupsionit.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›