Meta: Pse jam kunder Rames
Kreu i Levizjes Socialiste, Ilir Meta, ka shtuar dozen e kritikave dhe te akuzave ndaj lidershipit te selise roze. Madje, Meta shkon dhe me tej, ku ne nje kundervenie te hapur ndaj kryetarit te PS-se, Edi Rama, e akuzoi kete te fundit si nje perfaqesues te mirefillte te politikes se vjeter. Keshtu, ai jo vetem qe nuk terhiqet nga qendrimi i tij, por fton t’i bashkohen koalicionit te ri opozitar te gjithe socialistet dhe forcat progresiste, te cilet kerkojne nje bashkepunim te bazuar mbi vlerat te verteta te majta. Kritika e tij te ashpra, kesaj radhe Meta preferoi te leshoje nga qyteti bregdetar i Durresit, ku nuk harroi t’i pergjigjej etiketimit te kryetarit Rama, sipas te cilit Meta i eshte bashkuar politikes se vjeter. Permes mesazheve te qarta, Meta ka shigjetuar kreun e selise roze, duke u shprehur se “me vjen shume keq per shperdorimin qe i eshte bere, sidomos kohet e fundit fjales “e re”, dhe njekohesisht lojerave te fjaleve. LSI do te vazhdoje deri ne fund dhe nuk do te ndalet perpara asgjeje, derisa Shqiperia te mbylle nje here e mire kapitullin e zgjedhjeve te kontestuara”.
Meta nenvizoi se “politike e vjeter eshte perdorimi i standardeve te dyfishta dhe te paprincipta qe t’i thuash partise tende dhe elektoratit qe “une e cmoj dhe e respektoj voten e cdo qytetari per te kontribuar, ndaj edhe pranoj parimin ‘Nje anetar, nje vote’, dhe pastaj te kerkosh t’i imponosh qytetarit shqiptar, dhe partise tende zgjedhje me lista te mbyllura”. Njekohesisht, duke vene si arsye kryesore per daljen e LSI nga koalicioni opozita, reformen zgjedhore, Meta theksoi se qendrimi i LSI, sidomos lidhet me zhvillimet me te fundit te lidershipit te PS-se, i cili ka braktisur prej kohesh tryezen e koalicionit per shume ceshtje, por ne vecanti, ajo me shqetesuesja ka qene kjo e reformes zgjedhore. Ne argumentin e tij, Meta vecoi se “ne emer te gjoja afrimit te dates per ne Samitin e Bukureshtit, PD-PS kerkojne qe te realizojne nje “seance blic”, ku te miratojne nje variant krejt te deformuar per reformen, variant i cili nuk ka asnje lidhje me realitetin shqiptar. Ky variant eshte nje forme tjeter e fenomenit te Megadushkut”.
Koalicioni “E majta per Integrim”, sipas tij, ka si qellim qe te perfaqesoje dhe te bashkoje me teper forca te majta, shume me teper faktore te se majtes, shume me teper qytetare, te cilet ndjehen te paperfaqesuar nga lidershipi aktual i Partise Socialiste. Per kete arsye, Meta evidentoi se jo vetem qe lidershipi i kesaj partie tregon arrogance me aleatet, te cilet i donte shume para zgjedhjeve lokale te 18 shkurtit, por lidershipi i Partise Socialiste eshte bere ortak me Berishen, per te realizuar nje reforme si vijim i reformave te meparshme te deshtuara.
Ftesa
“LSI deshiron t’ia beje te qarte te gjithe opinionit publik se duke afirmuar idene e ketij koalicioni te ri, nuk ka si qellim vendosjen kunder PS dhe forcat e tjera te majta. Perkundrazi, ka si qellim qe te perfaqesoje dhe te bashkoje ne kete koalicion shume me teper forca te majta, shume me teper faktore te se majtes, shume me teper qytetare, te cilet ndjehen te paperfaqesuar nga lidershipi aktual i PS-se”
Akuza
“Standardi i zgjedhjeve eshte nje standard me prioritar per ne. Ndersa mund te them me bindje te plote qe per lidershipin aktual te Partise Socialiste, jo per Partine Socialiste, nuk ka rendesi as standardi i zgjedhjeve dhe as fitorja e se majtes. Sepse, ai lloj sistemi qe ata synojne te promovojne, mund t’u garantoje kontrollin e partise dhe te listave te deputeteve te partise nga lidershipi i PS-se, por demton votat e koalicionit te majte”