E Diel, 1 Nëntor 2026

FSHF, statuti kerkon zhvillimin e asamblese!

Nese nje dite me pare federata ishte krejt shend e vere per statutin e firmosur, dje ne zyrat e katit te dyte kishe rene zia. Ministri Pango kishte firmosur statutin, por me ndryshimet e pretenduara nga ministria e linjes. Ajo qe ishte meridianisht kunder me vijen e federates, ishte miratimi i zhvillimit te asamblese per here te dyte, fakt ky i pa kaperdire nga kreret e FSHF-se qe kane rrudhur buzet. Por, sikur te mos mjaftoje kjo gje, statuti eshte firmosur pikerisht pak ore perpara skadimit te afatit te dhene nga FIFA e UEFA per MTKRS-ne. Duket se federata nuk do te jete ne gjendje te kunderpergjigjet, pasi statuti i shumekerkuar eshte firmosur dhe kesaj here, ka qene ministria qe ka dale nje hap perpara ne veprimet e saj. Sikur te mos mjaftoje kjo, grupi i auditit ka njoftuar se do te vijoje procesin e auditimit, duke nisur qe nga dita e djeshme. Kjo ka sjelle pakenaqesi ne federate dhe, ndonese ende nuk ka nje qendrim zyrtar, mjaft prej anetareve jane shprehur kunder ndryshimeve ne statut, por tani jane te vetedijshem se s’ka me kohe. Ultimatumi i FIFA-s e UEFA-s ka skaduar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›