E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Apolonia”, muzeu qe rrezikon shembjen

Xhemil Beharaj
Fondet “zero” per restaurimin e godines se Muzeut te parkut kombetar arkeologjik “Apolonia” ne Fier. Mungesat ndihen edhe ne fondin e pagave te punonjesve. Specialistet e ketij parku tregojne per “Koha Jone” se nuk jane paguar qe nga fundviti i shkuar. Ndersa flitet gjithnje e me shume per ruajtjen e trashegimise kulturore, ajo cka paraqet muzeu ne Fier eshte mjeruese. Ne prag te sezonit turistik, gjurmet e shirave te fundit jane ende te dukshme ne muret e nderteses.
Godina e Muzeut te Parkut arkeologjik “Apolonia” pothuajse ne gjithe pjeset perberese te saj, po shkon drejt shkaterrimit. Carjet, devijimet dhe shembjet duken qarte me sy. Ne pjesen kryesore te muzeut, muratura ka devijuar duke shkaktuar edhe probleme ne monumentet qe mban brenda saj. Po keshtu edhe catia kryesore. Specialistet shprehen se pas cdo shiu, uji mblidhet brenda godines. Nderhyrje emergjente kerkon edhe holli i muzeut, i njohur ndryshe si pjesa e re e tij, e ndertuar per te ekspozuar zbulimet antike. Specialistet e muzeut thone se disa nga monumentet jane drejt shkaterrimit te tyre dhe fazes se fundit te mbijeteses.
Drejtues dhe specialiste te muzeut prej kohesh kane kerkuar fonde per kete qender muzeore. Por, pervec nje sasie parash per te restauruar catine gjate vitit te kaluar, nga Instituti i Monumenteve te Kultures nuk eshte celur ndonje fond tjeter. Specialisti Vangjel Dimo shprehet se prej me shume se 4 vitesh nuk eshte vene dore ne asnje monument apo objekt te muzeut si dhe ne godinen e jashtme dhe mjediset e brendshme te tij. Ndersa ligji i ri i miratuar nga qeveria per krijimin e departamenteve te kultures dhe institucioneve kerkimore, ka bere qe pervec fondeve te restaurimit, te mungojne edhe parate e pagave te punonjesve.
Xhemil Beharaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›