E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Punësimi i grave dhe vajzave, prioritet i LSI-së

Kreu i LSI, Ilir Meta ka prezantuar 3 kandidate femra për deputete në Qarkun e Shkodrës, Nora Malaj, Saemira Laci e Vjollca Vucinin. Duke folur për politikat e LSI-së për punësimin, Meta tha se gratë dhe vajzat janë prioritet i kësaj partie. 

SHKODER- Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka prezantuar 3 kandidate femra për deputete në Qarkun e Shkodrës, Nora Malaj, Saemira Laci e Vjollca Vucini do të jenë tre kandidaturat e LSI në Shkodër.
Duke folur për politikat e LSI-së për punësimin, Meta tha se gratë dhe vajzat janë prioritet i kësaj partie.
“Është shumë e rëndësishme të përmisojmë pozicionin e gruas cdo ditë e më shumë në familjen shqiptare në shoqërinë shqiptare dhe mbi të gjitha ti ofrojmë më shumë garanci ekonomike dhe sociale gruas, pasi në këtë mënyrë ajo fiton më shumë pavarësi dhe vetësiguri në familje dhe në shoqëri. Ndaj ne kemi një program të vecantë për punësimin me prioritet të grave kryefamiljare” deklaroi lideri i LSI.
Ndërkohë Meta ka rënditur të gjitha prioritetet e qeverisë së tij, duke theksuar se të gjitha politikat do të jenë në funksion të punësimit.
“E gjithë politika fiskale me tatimet do të jetë në funksion të punësimit se si të krijojmë lehtësira për çdo vend pune dhe programi ynë i ri është që për çdo biznes të ri që krijohet të paktën hap 5 vende pune dhe mos paguaj Tatim Fitimi për 5 vjet” theksoi Meta. (e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›