Topi për gjakmarrjen: Duhet koordinim institucional
Presidenti Topi, njëkohësisht dhe kryetar i Këshillit Koordinues në Luftën Kundër Gjakmarrjes, kërkon një përgjegjësi më të madhe shtetërore për të luftuar fenomenin e gjakmarrjes. Gjithashtu Topi kërkoi koordinim të institucioneve shtetërore.
TIRANE- Mungesa e koordinimit midis institucioneve shtetërore dhe mos zbatimi i ligjit ndaj kujdo që vret janë disa nga faktorët që ndikojnë në ekzistencën dhe zgjerimin e fenomenit të gjakmarrjes. Kreu i shtetit Bamir Topi, i cili është edhe kryetari i Këshillit Kordinues në luftën kundër Gjakmarrjes, theksoi domosdoshmërinë e këtij koordinimi për të luftuar fenomenin, por edhe burimet e lindjes dhe nxitjes së tij.
“Unë gjykoj se ne kemi nevojë për një vlerësim të ri të fenomenit, të përmasave të tij, faktorëve që e nxisin apo promovojnë atë dhe masave që duhen ndërmarrë për ta luftuar këtë fenomen. Çdo institucion ligjor e kushtetues ka përgjegjësi dhe detyra konkrete të caktuara nga ligji integral i tyre”- tha Presidenti Topi.
Ndër të tjera Topi theksoi se “Shteti ka detyrë ekskluzive të zbatojë ligjin ndaj kujtdo që vret, kujtdo që sulmon jetën dhe lirinë e tjetrit apo kujtdo që kërcënon jetën e tjetrit. Kjo përgjegjësi është në radhë të parë e Policisë së Shtetit, e organeve të drejtësisë dhe e pushtetit vendor”.
Nëntorin e kaluar Presidenti i Republikës thirri mbledhjen e Këshillit Koordinues në luftën kundër gjakmarrjes ku dhe u propozuan detyrat konrete për të gjitha institucionet anëtare të këtij këshillime qëllim organizimin dhe garantimin më të mirë të masave në luftën kundër gjakmarrjes. Fenomeni i gjakmarrjes ka përmasa të mëdha në verilindje të vendit, ku vetëm në qarkun e Kukësit regjistrohen 240 familje të ngujuara për shkak të frikës nga gjakmarrja. (a.r/news24/balkanweb)