Meta: Rama, atentat ndaj opozites
Levizja Socialiste per Integrim nuk njeh kthim prapa nga vendimi i saj. Jo vetem qe refuzon cdolloj bashkepunimi me Partine Socialiste, por se fundmi lidershipi i LSI-se leshoi nje apel per te gjithe deputetet socialiste, qe t'i bashkohen alternatives gjitheperfshirese te lancuar prej saj. Ishte vete kryetari i LSI-se, Ilir Meta, i cili denoi hapur iniciativen me te fundit te lidershipit aktual te Partise Socialiste, Rama, ne kuader te reformes kushtetuese dhe zgjedhore. "Kjo iniciative eshte nje atentat ndaj parlamentarizmit, demokracise, si edhe opozites ne Shqiperi. Per kete arsye, LSI i fton te gjithe socialistet, e ne vecanti deputetet e pergjegjshem, qe i kane mbetur kesaj force politike, te distancohen sa nuk eshte vone nga shitja e interesave te demokracise ne radhe te pare, por edhe te opozites dhe te se majtes per qellime jo vetem aspak jo parimore, por teresisht personale e klienteliste", u shpreh Meta, gjate nje komunikimi me mediat, lidhur me propozimet e ardhura nga kampi roze. Ndalur ne kete moment, duke kundershtuar sistemin zgjedhor te propozuar nga PS, kryetari Meta vuri ne dukje se "modeli qe propozohet nuk ka asnje lidhje me strukturen demografike te vendit tone. Ky model qe shitet si proporcional, ne fakt eshte nje mashtrim dhe deformim i ri i vullnetit te qytetareve shqiptare". Pare ne kete kendveshtrim, si dhe duke i meshuar me force qendrimit kunder ketij sistemi, Meta nenvizoi se "ky sistem ka te beje vetem me nje perpjekje jo demokratike dhe te dhunshme per te rivendosur ne menyre te sforcuar dhe artificiale monopolin e vjeter politik PD-PS, qe synon mbajtjen dhe uzurpuar demokracine shqiptare, qe riciklon te gjithe krizat institucionale, per te cilat lidershipi i ketyre dy partive eshte pergjegjes gjate 17 viteve te tranzicionit te tejzgjatur". Nderkohe qe dhe gjate ketij komunikimi me mediat, kreu i LSI-se nuk ka kursyer akuzat ndaj liderit te PS-se, duke e akuzuar se po ushtron presion mbi deputetet socialiste, lidhur me listat e ardhshme zgjedhore. Keshtu, duke u shprehur i bindur se iniciativa e PS-se do te bllokohet ne Kuvend, Meta deklaroi se "ky nuk eshte vetem nje shqetesim i yni, por eshte i te gjitheve. Natyrisht, duhet kuptuar qe ka edhe deputete, te cileve iu eshte premtuar apo shpresojne qe te jene ne lista te mbyllura dhe qendrojne zemerngrire deri ne momentin kur te shikojne listat, por ka edhe shume te tjere qe jane kurajoze, qe mendoj, sikurse ne, se ky eshte nje demtim i demokracise ne vend. Jam i bindur qe shumica e PS-se do te distancohet nga ky pazar qe eshte nje pazar kulisash, qe eshte nje pazar per interesa personale klienteliste".