Topi: Dialog pa perjashtime
Ne kulmin e debatit e ngercit per reformen zgjedhore, Presidenti Bamir Topi nderhyri serish dje, duke kerkuar konsensus mes partive politike dhe realizimin ne kohe te reformes. "Duhet te vijoje dialogu pa perjashtime dhe sipas kendveshtrimit tim te institucionalizohet, pasi ka nje komision per reformen dhe ai duhet ta coje ate deri ne fund. Te funksionoje e nuk duhet humbur kohe", beri te qarte Presidenti. Sinjali i kreut te shtetit edhe kete here ishte i njejte per forcat politike. Reforme konsensuale me te gjitha forcat politike brenda dhe jashte Parlamentit. Praktike e cila nuk eshte ndjekur aspak nga partite politike, qe jane percare mes dy forcave te medha PD-PS dhe partite vogla. Madje, te ndara ne dy grupe kane dorezuar edhe paketa te vecanta ne Kuvend se si duhet te jete sistemi zgjedhor ne vend. "Jam i bindur qe ekziston hapesira e nevojshme dhe koha qe gjerat te realizohen mire, ne kohe dhe ne funksion te atyre qe gjithmone i referohemi, evenimenteve te rendesishme qe kane te bejne me integrimin e Shqiperise", tha Presidenti Topi. Kreu i shtetit nuk pranoi te jape asnje sugjerim mbi sistemin zgjedhor qe duhet te aplikohet ne vend per zgjedhje te lira e te ndershme. Kur dihet se perzgjedhja e sistemit eshte kriza qe ka ndare partite politike. Sipas tij, edhe ne kete pjese e rendesishme eshte qe te kete dialog te gjere mes partive, si i vetmi celes qe mund te zhbllokoje reformen. "Mire eshte qe gjerat te mendohen, te konsumohen brenda vullnetit te te gjitha partive politike dhe nese nuk ka nje marreveshje absolute, te merret mendimi i pergjithshem, sepse ne fund fare gjithmone ka nje vendimmarrje dhe vendimmarrja eshte mbi bazen e shumices se vullneteve, ne menyre qe partite politike te gjejne nje vullnet harmonik, sepse zgjedhjet politike kane te bejne me vullnetin e te gjithe shqiptareve", tha Presidenti. Topi nguli kembe te konsensusi politik, duke nenvizuar faktin se ne rast te ndryshimit te sistemit zgjedhor eshte e nevojshme nderhyrja ne Kushtetute, per te cilen duhen nje shumice prej 3/5 te votave ne Kuvend.
Reagimi i Presidentit eshte i dyti qe vjen brenda nje periudhe te shkurter kohe. Kjo per shkak te zvarritjes se gjate qe i eshte bere deri me sot pergatitjes ligjore te zgjedhjeve. Kreu i shtetit iu pergjigj interesimit te gazetareve ne perfundim te konferences "Bujqesia dhe Zhvillimi Rajonal", duke gjetur vendin edhe nje here t'u beje thirrje partive politike qe te luajne duart ne realizimin e reformave. Reforma kyce ne procesin e anetaresimit te Shqiperise ne strukturat euroatlantike. Aktualisht ne Kuvend jane dorezuar dy materiale te ndryshme per reformen zgjedhore. Nje i perket Partise Socialiste, mbeshtetur dhe nga vete Kryeministri Sali Berisha. Ne draftin qe ka gjetur konsensusin e dy partive te medha propozohet qe sistemi zgjedhor te jete proporcional rajonal e te kryhet mbi bazen e 12 qarqeve. Po keshtu, ne propozimet e selise roze, sugjerohet qe zgjedhjet te zhvillohen me lista te renditura shume-emerore me lista te mbyllura dhe te rritet pragu elektoral per partite qe do te hyjne ne Kuvend. Teresisht ndryshe jane propozimet qe partite e vogla kane dorezuar serish ne Kuvend per reformen zgjedhore. Ne paketen e 10 partive te vogla te majta e te djathta, kerkohet qe sistemi zgjedhor te jete proporcional i personalizuar ne menyre qe te shmanget fenomeni i "Dushkut". Te vegjlit jane automatikisht kunder rritjes se pragut elektoral mbi 2,5%, pasi kjo i rrezikon futjen e tyre ne Kuvend ne zgjedhjet parlamentare te 2009-es, si dhe kerkojne zgjedhje me nje raund dhe me lista te hapura. Te dy paketat do te jene pjese e debateve dhe votimit ne Kuvend. Por me nje perllogaritje te thjeshte te votave, qe kane dy partite e medha kundrejt te vegjelve, eshte gati e pamundur qe keta te fundit t'ia dalin mbane.
Bamir Topi
"Duhet patjeter dialog, qe te institucionalizohet, pasi ka nje Komision per Reformen Zgjedhore dhe ai komision detyrimisht do ta coje reformen deri ne fund, ai duhet te funksionoje dhe nuk duhet humbur kohe. Sistemi, nese eshte e nevojshme, te ndryshohet, qofte edhe duke e prekur Kushtetuten. Mire eshte qe gjerat te mendohen, te konsumohen brenda vullnetit te te gjitha partive politike".