Berisha Axhenda e qeverise shqiptaret pa viza ne Evrope Qamil Xhani
Situata politike ne vend dhe deklaratat e perfaqesuesve te opozites per nisjen e protestave deri ne largimin e qeverise nuk do te ndikojne ne angazhimet e mazhorances. Kryeministri Sali Berisha deklaroi dje se axhenda e tij politike dhe e forces qe ai perfaqeson shkon me tej se sa debati i dites. Agjenda ime jane vizat. Une punoj dhe do punoj si qeveri me te gjithe potencialin per te bere qe shqiptaret te fitojne se shpejti nje liri qe nuk e kane patur ne shekuj. Kjo eshte agjenda ime tha kreu i qeverise ne nje prononcim per mediat pas vizites Panairin e Agrobiznesit 2010. Kjo ka qene dhe pergjigja e shefit te kabinetit qeveritar edhe per negociatat dhe arritjen e nje marreveshje mes paleve. Nga ana tjeter nisjes se protestave nje ide se ciles socialistet i kane meshuar fort gjate diteve te fundit kreu i qeverise ju pergjigj se do te respektoje cdo nisme te saj. Ai ka theksuar se do te respektoj parimet e demokracise ne ushtrimin te drejtes per te protestuar nga ana e opozites dhe se axhenda e qeverise nuk demtohet nga keto protesta. Absolutisht respekt te plote per te gjitha vendimet e opozites. Ju garantoj se ky eshte nje vend i shtetit ligjor dhe une kete e kam garantuar. Ata qendruan 19 dite para zyres sime. Une isha i pergatitur te qendronin edhe dy vjet para zyres sime po te deshironin. Respekti im eshte i palekundur tha Berisha. Duke u ndalur ne ditet e protestave me cadra para kryeministrise dhe greven e urise Berisha ka sjelle ne vemendje te opinionit dhe nje rast te ngjashem qe u zhvillua para parlamentit Anglez. Nje vend tjeter i madh i spastroi me ane te permbarimit dhe policise dhe ju e dini shume mire kete gje. Une nuk i cova ata ne gjyq tha kreu i qeverise. Ne deklaraten e djeshme kreu i qeverise iu pergjigj dhe interesit te mediave per zhvillimet brenda Levizjes Socialiste per Integrim. Ne lidhje me akuzat mes ish-ministrit te Ekonomise Dritan Prifti dhe zevendeskryeministrit dhe ministrit te Ekonomise Ilir Meta Berisha ka qene kategorik duke theksuar se keto jane ceshtje te brendshme te LSI-se. Ju nuk me keni degjuar kurre te komentoj zhvillimet politike brenda partive te tjera aq me teper brenda partise aleate. Ajo nuk eshte agjenda ime. Ato jane problematike te cilat krijohen ne parti dhe qe i zgjidhin vete partite me metoda te njohura demokratike dhe une nuk kam asnje koment per asnje lloj problematike pervec partise sime tha ai. Por ne nje kendveshtrim me te gjere sesa thjesht debatet brenda LSI-se Berisha ka hequr cdo dyshim per nje transferim te ceshtjes se LSI-se ne tryezen e koalicionit qeveritar. Maxhoranca sot eshte me solide se cka qene diten e themelimit te saj. Dhe une se shpejti do te jem para jush per te gjitha arritjet reformat programin e kesaj mazhorance tha ai.