E Diel, 1 Nëntor 2026

Klinton SHBA do vazhdoje te jete pjese aktive e dialogut Kosove-Serbi

Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Shqiperia do te shtojne bashkepunimin per intensifikimin e dialogut konstruktiv ne rajonin e Ballkanit. Ky eshte mesazhi qe Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton i ka percjelle dje gjate nje takimi ne Nju Jork ministrit te Jashtem Edmond Haxhinasto. Ne takimin e organizuar gjate darkes Trans-Atlantike dhene nga Sekretarja e Shtetit e Klinton perfaqesuesit e diplomacise se dy vendeve kane diskutuar per intensifikimin e marredhenieve dhe zhvillimet ne rajon. Ne menyre te vecante ne bisede eshte diskutuar ceshtja e Kosoves. Sekretarja e Shtetit te SHBA-ve ka theksuar se qendrimi i diplomacise amerikane eshte per nxitjen e dialogut mes Kosoves dhe Serbise. Gjate takimit ministri Haxhinasto theksoi se eshte i nevojshem vazhdimi i angazhimit intensiv te Shteteve te Bashkuara ne procesin e bisedimeve qe Qeveria e Kosoves do te vazhdoje me Serbine per ceshtje teknike vecanerisht tashme qe ceshtja e statusit eshte mbyllur perfundimisht thuhet ne njoftimin e Ministrise se Jashtme. Nga ana tjeter kreu i diplomacise shqiptare ka theksuar se debatet mbi pavaresine e Kosoves jane tashme nje ceshtje e mbyllur. Ne lidhje me kete ceshtja Klinton ka shtuar se Shtetet e Bashkuara te Amerikes do te jene pjese aktive e ketij procesi. Diplomati shqiptar ka theksuar se Shqiperia eshte e gatshme te intensifikoje dhe me tej bashkepunimin me SHBA per zhvillimet ne rajon per garantimin e stabilitetit ne Ballkan. Ndersa Sekretarja e Shtetit e uroi ministrin Haxhinaston per marrjen e detyres dhe i konfirmoi ftesen per nje vizite ne Uashington ne fundin e ketij viti.

Marredheniet me SHBA
Dy takimet e ministrit te Jashtem Edmond Haxhinasto me drejtuesit e diplomacise amerikane kane rikonfirmuar dhe nje here perspektiven pozitive te marredhenieve mes dy vendeve. Takimi mes Sekretares se Shtetit Klinton dhe Zevendessekretarit per Ballkanin dhe Euroazine Filip Gordon kane sjelle dhe nje here ne vemendjen investimin amerikan per stabilitetin ne Ballkanin dhe posacerisht ne Ballkanin Perendimor.
Kryetari socialist Rama mbledh aleatet opozitare Gjinushi Dule Milo Ndoka Ngjela dhe Veliaj. Gati strategjia kunder qeverisjes se djathte

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›